Aurela Gaçe fiton për të dytin vit radhazi çmimin e parë të “Kënga Magjike”

Dec 5, 2015 | 23:50
SHPËRNDAJE

Aurela Gaçe ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin e parë të festivalit “Kënga Magjike”.

Endri Prifti në vend të dytë i cili ia dedikoi çmimin bashkëshortes së vëllait të tij. Juliana Pasha u rendit në vend të tretë.

Aurela-Gace

Ende pa mbaruar votimi Aurela ka dalë në skenë, e emocionuar dhe euforike, teksa nuk i kanë munguar batuat për të cilat shquhet këngëtarja vlonjate.

“Jo mua tani më vjen turp, me të vërtetë nuk vij më, apo të vij vitin tjetër?”, ishin fjalët e para të Aurelës, teksa Juliana Pasha i tha: Aurela prit se jam unë tani”.

Teksa mori fjalën Aurela falenderoi kolegët që e votuan sërish edhe këtë vit.

“Tani si u bë kjo punë, kur u ndanë këto na ranë. Unë ju betohem se nuk do rresht kurrë së dhëni atë që kam në shpirt. Falenderoj të gjithë ju që vetë më votuat”,- tha Aurela duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ajo ka zbuluar edhe një sekret të vogël kur tha se gjatë performancës së saj më herët, kishte gabuar. “E pranoj, jam njeri me gabime” u shpreh Aurela.

aurela-690x411

DISA NGA CMIMET

Cmimi Cesk Zadeja- Mateus Frroku

Cmimi i TV Klan- Mariza Ikonomi dhe Klea

Cmimi Telekom Albania- Renis Gjoka

Cmimi Artisti i ri me i mire- Lindi Islami dhe Venera Lumani

Cmimi Artisti me i mire ne internet- Flori Mumajesi

Cmimi Diskografik- Stine

Cmimi i Interpretimit- Aurela Gace

Cmimi i Kritikës- Arbërie Hadërgjonaj

Cmimi Vokali me i mire- Juliana pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura