Aurela Gaçe bën festë të çmendur me djemtë e Kombëtares (VIDEO)

Mar 31, 2015 | 13:58
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një festë ashtu siç i kishte hije fitores së madhe kundër Armenisë! Futbollistët e Kombëtares, stafi teknik dhe drejtuesit e FSHF-së janë harbuar në mbrëmjen e së dielës në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit, “Crazy Calvin”.

Një orë pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena”, u organizua një festë spontane në “pub”-in që menaxhohet nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe. Me praninë edhe të dy vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, gjithçka shkoi më së miri, me kuqezinjtë që shijuan çdo moment nga performanca e këngëtarëve.

Alkool pa fund, këngë, batuta dhe puro. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, trajneri Xhani De Biazi dhe menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, ishin të ulur në një tavolinë, kurse lojtarët e tjerë të shpërndarë. Mungonte vetëm Ansi Agolli, për shkak se do të nisej herët me avion drejt Azerbajxhanit, ku luan prej pesë vitesh.

I kam ne skene dy djeme ,dy Shkodrane qe na kane bere krenare te gjithe Shqiptaret …. Une i falenderoj sipas menyres time, u jap mirenjohje me kenge….Kenge Shkodrane per Hamdi Salihin dhe @bekimbalaj. Respekt Crazy Calvin festoi me shpirt per ju

Posted by Aurela Gace on 2015-03-31

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura