Auditi i KLSH zbulon dëmin 2.8 milionë euro, si e shiti KESH energjinë te privati me çmim të ulët, kurse OSHEE…

Jul 16, 2018 | 18:04
SHPËRNDAJE

KLSH ka kryer një auditim pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ku konstatoi se është shkaktuar një dëm prej 2.8 mln euro për shkak të procedurave të energjisë. Ky dëm galopant, është konstatuar nga auditimi që përfshin periudhën 1 prill 2017 deri më 31 dhjetor 2017.

kesh oshee

Referuar raportit të KLSH, KESH që drejtohet nga Agron Hetoja ka shitur te furnizuesit privatë energji me cmim më të lirë, në kohën kur kompania tjetër publike OSHEE, është detyruar ta blejë atë më shtrenjtë.

Të vetmit të fituar në këtë dituatë janë komanitë private, ndërkohë që KESH si kompani publike fare mirë mund t’ja kishte shitur këtë energji OSHEE.

Në këtë situatë të pazakontë KLSH ka bërë rekomandimet përkatëse:

“Nga administratori i Shoqërisë të prezantohet në organet drejtuese vlera 2.8 milionë euro që përfaqëson diferencën midis cmmit të shitjes së energjisë në vlerat 11.11 deri në 61.14 euro nga KESH SHA tek operatorët privatë të tregut të energjisë dhe cmimit të blerjes së energjisë në vlerën 56.6 deri në 95.5 euro nga OSHEE SHA, pra këta operator energjinë e kanë blerë nga shteti shqiptar KESH SHA dhe përsëri ja kanë shitur shtetit OSHEE me cmim shumë herë më të lartë duke i krijuar një humbje të drejtperdrejte buxheitt të shtetit dhe në fund të fundit një detyrim financiar që e paguan konsumatori fundor shqiptar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura