Audio përgjimi për vëllain e Xhafajt/ Alibeaj: Është bërë gjatë periudhës kur…

May 14, 2018 | 21:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur detaje të reja mbi regjistrimin audio të publikuar sot nga PD, ku sipas demokratëve, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet me trafikantët

Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, deputeti Alibeaj deklaroi se përgjimi është bërë gjatë periudhës kur qeveris Fatmir Xhafaj, pra pasi ky i fundit ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.

1526324819_alibeajne5pyetjet

Ka ardhur ndonjë nga prokuroria në selinë e PD për të kërkuar regjistrimin?
Ende jo, tashmë regjistrimi është bërë publik. Pyetja është nëse Prokuroria ka vullnet për të hetuar.

Ky përgjim çfarë periudhe daton?
Nuk është historia kur daton, daton në një periudhë kur qeveris Xhafaj, ku çdokush madje dhe një trafikant droge merr guximin të gjejë garanci për të bërë trafik, dhe këtë garanci e gjen te ministri Xhafaj.

Si e keni vërtetuar se ai që flet është Xhafaj?
Mënyra e vetme është për të analizuar faktet në një trajektore historike. Daton nga vendimi i gjykatës italiane, Casacioni, më 2012, që kishte për synim hetimin e një grupi kriminal, që vepronte në dy kontinente, ku në Shqipëri kishte bazën e tij të fortë. Këtu ishte i përfshirë dhe Agron Xhafaj, i cili në fund rezulton se është dënuar me mbi 7 vjet burg. I dënuari Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg. Vendimin e gjykatës italiane duhet ta ekzekutonte.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura