Audio-përgjimi i “Babales”, kreu i opozitës zbardh kulisat: Si e manipuluan materialin për vëllain e…

Oct 9, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë se PD ka ofruar para për nxjerrjen e audio-përgjimit që aludohet se implikon vëllanë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafik droge.

basha

“Asnjë fakt nuk ka ndryshuar, video është e pa-manipuluar, zëri është i Agron Xhafajt, i përfshire në trafikun e drogës në Vlorë, regjistrimi është i vërtetë, sado të manipulojnë hetimet nuk ia dalin dot, ua them edhe njëherë sot, shikoni faktet dhe gjykoni vetë, prokuroria ka çuar në Angli kopje të videos marrë nga mediat dhe jo materialin bruto, uljen e cilësisë së dëgjimit dhe zërin”, tha Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia blu.

“Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shekeje të çdo procedure dhe laboratori ka thënë se cilësia është e dobët. Kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohej”, vijoi.

“E treta, ekspertiza private angleze, nuk përjashton mundësinë që të jetë zëri i Agron Xhafajt, dy zërat thotë se janë të afërt”, shtoi.

“Prokuroria s’ka asnjë fakt për të dëshmuar manipulim. Nuk është marrë në pyetje Agron Xhafaj, ka bërë vetëm një denoncim dhe pastaj ka ikur në Itali, pra hetim për të pa e marrë në pyetje vetë atë”, deklaroi Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura