Audio-përgjimi/ Biba u përgjigjet akuzave të PD: A e dini që biseda nuk kishte lidhje me….

Aug 29, 2018 | 16:50
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba në një postim në Facebook, u është përgjigjur akuzave të PD, në lidhje me audio-përgjimin.

Biba në përgjigjen e tij i ka bërë disa pyetje Basës dhe Bardhit, por thotë se nuk pret përgjigje nga ata.

“Perse del sot ky përgjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?  Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa e turpshme eshte e gjitha kjo?”, shkruan ndër të tjera Biba.

auto_denar-biba11502975878-718x450

Postimi i plotë

Jam personalisht dhe familjarisht i shqetesuar per kete pergojim masiv qe po i behet emrit tim. Edhe pse ne kete vend kemi pare e degjuar aq shume pergojime ne tere keto vite sa jemi mesuar me te keqen, kur te bie ne kurriz qenka vertete e rende.

Degjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, te dy juriste ne profesion dhe jam realisht i habitur per menyren sesi e kuptojne ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykates se Strasburgut.
Te nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje te thjeshta kam per ju, ne kuptim te rrethanave te faktit dhe elementeve te vepres penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” (neni 245/1 i KP):
Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?
A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij?
A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se “moratoriume” te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t’i kerkojne kur te duan e sa here te duan?
A e dini qe kjo tipologji kerkese s’ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates? Sepse “ndikimi i paligjshem” synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon. Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t’i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur?
Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?
Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot?
Perse del sot ky pergjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?
Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa e turpshme eshte e gjitha kjo?

Natyrisht, s’pres pergjigje as nga zoti Basha e as nga zoti Bardhi, por kam te drejte si qytetar te pres qe mediat te hedhin drite mbi kete legen plot me llume te zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura