Audio/ Kërkohet nga policia për krim të organizuar, Azem Syla ndodhet në Shqipëri

Apr 27, 2016 | 12:59
SHPËRNDAJE

Deputeti i PDK-së së Kosovës, Azem Syla, i akuzuar për krim të organizuar dhe abuzimin me 30 mln euro, e që po kërkohet nga misioni i EULEX-it me ndihmën e Policisë së Kosovës, dyshohet të jetë në Shqipëri.

syla“Koha Ditore” shkruan se për ndalimin e tij janë bastisur disa dhjetëra lokacione, nga shtëpia e tij në Kishnarekë, e deri tek shtëpitë e zyrat e të dyshuarve tjerë për krim të organizuar.

Mirëpo, në tentimin e KTV-së për të kontaktuar me të përmes telefonit, ai nuk është përgjigjur, ndërsa në fund të telefonatës është përgjigjur sekretaria telefonike që thoshte:

“Numri që thirrët nuk përgjigjet. Ju lutemi provoni më vonë. Faleminderit”.

Ishte kjo fjalia në fund të telefonatës e sekretarisë telefonike, një zë femre që fliste në gjuhën shqipe me theks të Shqipërisë, që dëshmon se Syla gjendet në shtetin amë.

Mediat gjatë ditës raportuan se në aksionin e sotëm është arrestuar së paku një i dyshuar, i cili thuhet të ketë qenë shofer i Azem Sylës.

Azem Syla dyshohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura