Përplasen automjetet, vdes 38-vjeçarja, 5 të plagosur

May 25, 2015 | 12:21
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur kur një automjet tip audi është përplasur me një makinë tip ford. Aksidenti ka ndodhur në Fushë Krujë.  

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 2 prej 5 të plagosurve janë fëmijë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia sqaron se automjetet e perplasuara janë mjeti  Audi me targa  TR7069T me drejtues shtetasin E.S.,banues në Krujë dhe mjeti Ford   me targa AA425 KA me drejtues shtetasin F.H.banues në Krujë.

“Për pasojë ka vdekur rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë  shtetasja F.H. 38 vjeçe banuese në Krujë  dhe eshtë në gjendje të rëndë shtetasja : P.S. 27 vjeçe banuese në Kruje”- njofton policia.

Sipas saj, shkak i aksidentit ka qenë “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
L.Musaj  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura