“Audi” përplas motoçikletën në Elbasan, ndërron jetë drejtuesi 35-vjeçar, plagoset një tjetër  

Dec 22, 2019 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, pasi një mjet tip “Audi” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën ishin duke udhëtuar dy persona.

policia 2

Policia njofton se drejtuesi mjetit shtetasi me iniciale E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri F.Q., 56 vjeç është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si  pasojë  e aksidentit ka ndërruar jetë  drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën   shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura