“Audi” bën parakalim të gabuar, dalin pamjet nga aksidenti me 4 të plagosur rëndë! Makinat të bëra copash anash rrugës

Aug 8, 2022 | 11:35
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në aksin Lezhë-Shkodër ku mbetën të plagosur 7 persona.

Në videot e siguruara nga Gazeta Panorama, shihen dy mjetet e përfshira në aksident të bëra copash anash rrugës.

Korrespondenti i Panorama informon se 4 prej të plagosurve, 1 fëmijë, një burrë dhe dy gra janë në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Dyshohet se aksidenti u shkaktua nga parakalimi i gabuar i Audit me targa të Kosovës.

Trafiku u bllokua në të dy anët dhe lëvizja u devijua ne aksin e vjetër Kallmet-Dajc.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura