‘Au iu, au iu, unë ktheva makinën e rashë në kanal’, rrëfimi i shoferit pas aksidentit në Fier: U tremba nga…

Aug 21, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë i mori jetën një gruaje shtatzënë gjatë ditës së sotme në aksin Fier-Levan, ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Një shofer i quajtur Vangjel Prifti duket se është traumatizuar më shumë nga kjo ngjarje, jo për shkak të aksidentit, por të policisë.

Në një rrëfim për “BalkanWeb” me gazetarin Ervis Kuci, shoferi tregon i indinjuar se ishte duke lëvizur me makinën e tij me targa AA289KP kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal për shkak të sirenave të policisë.


Shoferi rrëfen se ishte rreth 2 kilometra larg nga aksidenti, por makina e policisë me sirenat që ishte duke kaluar i është afruar afër dhe ai i trembur ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

“Nuk e mora vesh se ishte makinë e policisë se ambulancë e cila ishte në krahun tim. Andej nga krahu tjetër ishte e bllokuar. Ai erdhi me sirena të ndezura dhe më erdhi tek këmbët. Unë e lëshova makinën… Ai iku më pas. Ishte me një makinë të madhe si ato të policisë, por nuk e përshkruaj dot. Ishte furgon i madh me sirena te ndezura. Me sirena është edhe makinë e ambulancës, por ajo ishte ngjyrë e policisë. U tremba se më erdhi tek këmbët. Ishte një makinë e zeze, blu e zezë”- tregon shoferi i indinjuar.

http://www.balkanweb.com/aksidenti-ne-fier-rrefimi-i-shoferit-te-indinjuar-rashe-ne-kanal-se-u-tremba-nga-sirenat-e-policise-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura