“Aty silli provat, ose pastaj dihet…”, Dako nuk kursen deputeten e PD-së

Nov 10, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Akuzave te bere sot nga deputetja e PD-se, Albana Vokshi, kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako i eshte pergjigjur me njoftimin per nje padi ne gjykate.

Vangjush Dako
Vangjush Dako

Me nje reagim ne faqen e tij ne Facebook, Dako i pervishet Vokshit, duke e quajtur ate zonje te papermbajtur ne fjalor, injorante dhe genjeshtare.

Reagimi i Dakos

Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajtur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremiste. Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas dhe që as nuk skuqet as nuk zverdhet, kur gënjen elektoratin. Aq gënjeshtare është kjo politikane sa që akoma sot nuk mbarojnë barcaletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t’ju marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në gjykatë e panderuara zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura