“Aty kam ngrënë dhe unë drekë”/ Ish-deputeti i PS në Panorama TV për sulmin ndaj “Prestige Resort”: Është një minus i madh për qeverinë, mua s’më pëlqen dinamiti

Mar 23, 2023 | 23:55
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati komentoi në emisionin “Log.” në Panorama TV konfiskimin e paligjshëm që iu bë dy godinave të “Prestige Resort” pa një vendimin gjykate, ku tha se ngjarja është një minus i madh për qeverinë.

bushati

Bushati tha se ai vetë me familjen e ka vizituar resortin teksa shtoi se është një njeri që si pëlqen dinamiti dhe nuk i duket normale precipitimi i situatës deri te KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit).

“Aty kam ngrënë dhe unë drekë, jam larë, kam çu dhe kalamajtë, kam ngrënë pica. Nuk dua të mbroj askënd por nuk e dimë në ça kushtesh është ngrënë dhe kur është ndërtu ajo godina ndonëse në Shqipëri i marrim si noteriale vizitat e figurave politike siç ndodh në fushatë ti takon dikë edhe ai del i kërkuar mund të ketë ngrënë ça të them dhe unë tani. S’më vjen mirë kjo është minus për qeverinë dhe për mediat por më i madh për qeverinë, mua s’më pëlqen dinamiti. Nuk e quaj këtë problematike por s’më duket normale që të precipitojë deri te KKT muhabeti nuk është se e justifikojnë apo e bëjnë më të ligjshme, nuk e di se sa i ka parë letrat se si duhet të precipitonte deri te KKT”, tha Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura