Ato që nuk dini për Sadnën e “Bidai”

Feb 6, 2016 | 11:08
SHPËRNDAJE

Sara Khan e njohur si Sadna te seriali indian “Bidai”, është aktore shumë e njohur në Indi. Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh dhe fiton edhe rolin e saj që e bëri të njohur në këtë serial.

Më parë, ajo ka aktruar edhe në serialet si “Hamari Adhuri Kahaani”, së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi. Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin “Bhagyalakshmi”.

Sara-Khan-Hot-Romance-with-Paras-Chhabra

E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në Universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht ky serial ku edhe u bë super e njohur.

Pas vetes ka shumë çmime në evente të ndryshme në Azi. Në vitin 2010, ajo martohet me Ali Merchant në show-spektaklin “Big Boss House”, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërkohë që për momentin pret të martohet me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.

”Po, jam në lidhje me Rishabh, por realisht martesa na duket shumë e vështirë, edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do të martohemi, por s’e di, nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.

sara-khan_1426505752140

Jeni e çmendur ndaj shoping-ut?

Komplet jam e dhënë pas blerjeve.

Ku bëni më së shumti shopping dhe çfarë blini?

Kam pikë të dobët qytetet e modës, veçanërisht Londrën dhe blej shumë gjëra, më së shumti veshjet ngjyrë pink.

Po në Mumbai ku preferoni të bleni?

Edhe këtu ka shumë vende për të blerë, por Perëndimi ka gjëra që te ne ndoshta nuk janë.

Momentalisht me çfarë merreni?

Jam duke shqyrtuar disa oferta të cilat më janë dhënë për xhirime të serialeve, të shoh çfarë do të zgjedh.

Jeni në lidhje dashurie me një biznesmen, është e vërtetë?

Po, jam e lidhur me Rishabh, por realisht martesa na duket shumë e vështirë, edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do të martohemi, por s’e di, nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura