“Ato paragjykohen”- Inspektorja në qelitë e grave për Panorama TV: Një të dënuare i thosha “do të marr nuse për djalin”

Mar 8, 2023 | 12:54
SHPËRNDAJE

Inspektorja e Policisë së Burgjeve, Meri Mezini rrëfeu në Panorama TV, eksperiencën e saj me gratë që vuajnë dënimin në burg.

Vetë inspektorja Mezini thotë se nuk do të dëshironte të shihte prapa hekurave asnjë grua, pavarësisht se izolimi, thekson ajo, shpesh shërben për të rehabilituar të burgosurat.

Lidhur me paragjykimet që shpesh ndeshin në jetë, gratë të cilat rifitojnë lirinë pas një dënimi të kryer, Mezini thotë se adoleshentet janë ato që më së shumti bien pre e gabimeve të moshës, që më vonë u kushtojnë lirinë. Gjatë rrëfimit ajo tregon historinë e njërës prej vajzave, që do të dëshironte ta merrte për nuse.

Gratë që vuajnë heqjen e lirisë në burgun e Ali Demit, përpos shlyerjes së dënimit, merren edhe me kurse profesionale për t’i ndihmuar ato pas rifitimit të lirisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura