“Ato krisma erdhën nga skutat më të errta e kriminale të…”/ 25 vite nga vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si e kujton deputeti i PD

Jul 26, 2021 | 9:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu ka kujtuar sot 25-vjetorin e vdekjes së ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kolonel Bujar Kaloshin.

BUJAR KALOSHI

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se ish zyrtari i lartë i shtetit shqiptar, u vra “nga skutat me te errëta e kriminale te te kaluares”.

“Se ato krisma erdhen nga skutat me te errëta e kriminale te te kaluares, pikerisht per te goditur Shqiperine demokratike e perendimore. Ne fakt ato ishin preludi i nje revanshi te eger e urrejtje te akumuluar nga ata qe dhunen, shtypjen, vrasjen e kishin pasur si karakteristike per mbi 45 vite diktature”, shkruan Tritan Shehu.

POSTIMI I PLOTE

Mengjezi i sotem u cel heret me nje kujtim tragjik, si pasoje e asaj ngjarje kriminale.

Por dhe me kujtim, homazh te thelle e plot respekt per ate, qe ajo dore kriminale largoi nga ne, per mikun e shtrejte, bashkepuntorin e vyer, demokratin e pa perkulur, perfaqesuesin e asaj familje te madhe vlerash e kulture, familjarin shembullor, njeriun e thjeshte e plot virtute, te perkushtuarin, modelin e shtetarit ideal:
Bujar Kaloshin.

25 vite me pare, ne ate paradite te nxehte ato krisma te asaj arme tinzare goditen te gjithe ne, goditen demokracine, shtetin tone te ri, aspiratat per Liri e Perendim.

Se ato krisma erdhen nga skutat me te erta e kriminale te te kaluares, pikerisht per te goditur Shqiperine demokratike e perendimore.

Ne fakt ato ishin preludi i nje revanshi te eger e urrejtje te akumuluar nga ata qe dhunen, shtypjen, vrasjen e kishin pasur si karakteristike per mbi 45 vite diktature.

Ta kujtojme gjithmone Bujarin tone ashtu sic ai ishte, modeli i demokracise, si nje frymezim korrektesie e qendrese per te gjithe!

LEXO EDHE

‘Hakmarrja për drejtësi’ e pafajshme, reagon ashpër vajza e Bujar Kaloshit

 

© Panorama.al

Te lidhura