“Ato dy ditë lirie në Spaç ishin më të rëndësishme se sa gjithë propaganda komuniste”-Basha: Ky betim në fuqi edhe sot!

May 21, 2019 | 17:21
SHPËRNDAJE

Duke përkujtuar 46 vjetorin e revoltës së Spaçit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se betimi i atyre dy ditëve është në fuqi edhe sot, duke ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga “diktatura e krimit’ që t’i qëndrojë besnik atij betimi.

60462736_2413804695337364_1971466645440299008_n

Sipas Bashës, Partia Demokratike është në anën e duhur të historisë duke mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin drejt Evropës.

Reagimi i plotë i Bashës:

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën.

Ky betim është në fuqi edhe sot. Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Evropianë.

Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Evropës.

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit! Zoti bekoftë shpirtrat e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes! #ShqipëriaSiEuropa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura