“Ato ditë janë afër. Do t’i shohim”, dekarata e fortë e Erdogan, mesazh SHBA-së

Jan 20, 2018 | 15:02
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se çdo organizatë që përbëhet nga terroristët është organizatë terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

erdogan

“Ata të cilët manipulojnë me lojërat e tyre në Siri, mendojnë se po bëjnë dinakëri duke e ndryshuar emrin e organizatës terroriste. Në sytë tanë, çfarë do qoftë emri i saj, çdo lloj organizate që përbëhet nga terroristët është organizatë terroriste. Qenka Forca Demokratike Siriane, jo ushtria kufitare, jo mbrojtësit kufitarë. Jo, qenka formimi i sigurisë së brendshme, kë po mashtroni ju. Emri i kësaj organizate është PKK, emri i kësaj organizate është PYD, emri i kësaj organizate është YPG”, deklaroi Erdoğan.

“Okupatorë në Siri janë të gjithë ata që masakrojnë popullin sirian”

Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se okupatorë në Siri janë të gjithë ata që masakrojnë popullin sirian.

“A t’u tregoj juve se kush janë okupatorë në Siri? Okupatorë janë të gjithë ata të cilët masakrojnë popullin sirian, pa dalluar nëse janë fëmijë apo jo. A mund të ketë okupatore më të mëdhenj se ata të cilët masakruan afro një milion sirianë”, tha Erdoğan.

“Edhe sa do të kujdesen SHBA-të për Gülen-in”

Erdoğan deklaroi se SHBA-të një ditë do ta lënë pas dere si një facoletë të ndyrë udhëheqësin e organizatës terroriste FETO Fethullah Gülen.

“FETO, edhe sa do të ikësh? Edhe sa do të kujdesen për ty SHBA-të? Do të kujdeset deri në një moment, por pas asaj do të lënë pas dere si një facoletë të ndyrë. Kjo do të thotë se ‘Unë do të merrem ty’. Ato ditë janë afër. Do t’i shohim këto”, tha Erdoğan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura