Atletiko Madrid zyrtarizon 3 lojtarë në mesnatë, operacion “blic” nga kampi francez

Jun 19, 2018 | 10:34
SHPËRNDAJE

3 zyrtarizime brenda natës kanë ardhur për Atletiko Madridin nga kampi ku qëndron kombëtarja franceze. Bëhet fjalë për rinovimin e Griezman dhe mbrojtësin Lukas Hernandez. Griezman rinovoi deri në vitin 2023 me një klauzolë të frikshme largimi, 200 milionë euro.

OHfUuTAkkE_16_9

Kontrata e re i siguron atij 20 milionë euro në sezon, duke e barazuar me lojtarët më të paguar të planetit. Mbrojtësi i talentuar francez Lukas Hernandez rinovoi deri në vitin 2024. Ndërkohë është arritur edhe marrëveshje me Lemar, megjithëse mbetet për tu arritur akordi me Monakon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura