Athina i kujton Shqipërisë kushtin e BE-së, ja ç’kërkon zv.ministrja greke

Nov 10, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Ne nje situate replikash qe pasuan ceremonine e varrimit te Kostandinos Kacifa ne Bularat, mes thirrjesh antishqiptare, pasuar me shpalljen non grata nga Tirana zyrtare te 52 shtetasve greke, vjen nje tjeter reagim nga Athina zyrtare.

Zv/ministrja greke e rendit, Katerina Papakosta ka thene sot se Shqipërinë, Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit.

1

“Ne me Shqiperine duhet te hapim një dialog të sinqertë dhe të thelle për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, gjendjes dhe zbatimit te tyre te plote. Ashtu si ka kerkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësine, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat qe i takon. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian”- ka thene ajo, ashtu si raportojne sot mediat greke.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura