Eksplozivi në makinë ndaj biznesmenit tek “Tirana e Re”, hetim për trafiqet në Itali (FOTO/VIDEO)

Mar 6, 2015 | 6:40
SHPËRNDAJE

Biznesmeni 35-vjeçar që mbeti i plagosur nga shpërthimi i 300 gramëve tritol në makinën e tij dyshohet të jetë vënë në shënjestër nga persona me të cilët ka pasur konflikte të mbartura nga Italia.
[portfolio_slideshow] 

Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se nga verifikimet e kryera pas ngjarjes, rezulton që shtetasi Roberto (Artan) Prenga nuk ka qenë i skeduar për ndonjë vepër penale në Shqipëri.

Megjithatë, burimet thanë se ndaj tij vazhdon të jetë i hapur një hetim në Itali, pasi ai dyshohet të jetë i përfshirë në trafiqe të paligjshme atje. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se Prenga ka ndryshuar edhe emrin, nga Artan në Roberto, për shkak të problemeve që ka pasur me disa persona nga Lezha dhe Mirdita.

Madje kjo ka qenë edhe arsyeja që ai e ka zhvendosur biznesin e tij, lokal bar-kafe, të hapur në Lezhë në vitin 2010. Në 2013-n ka bërë transferimin e biznesit të tij në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ku iu bë atentat me eksploziv mbrëmjen e së mërkurës.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë kryer disa shoqërime, kryesisht dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por asnjë person si i dyshuar për shpërthimin. Ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie, të cilat po verifikohen nga grupi hetimor, për të parë nëse është filmuar momenti kur është vendosur eksplozivi në makinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura