Atentati/ ‘S’martohesh me atë’, si e rrëmbeu vajzën në Itali biznesmeni që u vra mbrëmë

Feb 15, 2018 | 16:20
SHPËRNDAJE

Viktima e atentatit te mbremshem ne Tirane, biznesmeni Memli Begalla nuk ka qene emer i panjohur per policine. Mësohet se viktima që u vra nga një atentat në zonën e ish-Bllokut rezulton të ketë qenë një person me  precedent penal në shtetin fqinj, Itali.

Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali për marrjen me forcë të vajzës së tij, bëjnë të ditur mediat italiane.

Aso kohe, me 11 dhjetor te 2009 ai se bashku me djalin e detyruan vajzen te ngjitej ne makine dhe e moren me vete.

Lajmi ne median italiane 

“Pasi i kishte thënë prerë se “nuk do martohesh me kosovar”, dy qytetarë shqiptarë, babai dhe vëllai i 27-vjeçares që pritej të bëhej nuse, e kanë detyruar me forcë që të hipë në makinë dhe nga një qytet i papërcaktuar në Zvicër mbërritën në Bari për të shkuar në Shqipëri”- shkruan media italine.

Sipas saj, në port per ta kishte mbërritur kërkesa ndërkombëtare e arrestit nga autoritetet zvicerane. Te dy u derguan ne nje burg ne Bari, kurse vajza u nis për në Zvicër.

Sipas gazetes ndaj Afrim Begallës, aso kohe 56 vjeç dhe të të birit Lili, 29 vjeç u ngriten akuza e rrëmbimit të personit dhe heqjes së lirisë.

Atentati

 

vrasja ne Tirane. copy

Mësohet se viktima është qëlluar më një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonës së ish-bllokut.

“Panorama” mëson se viktima banonte në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator.

vrasja ne tirane copy

Njoftimi i policisë;

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

vrasja ne tirane2 copy

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura