Atentati/ Qëlloi me armë ndaj automjetit në lëvizje, kapet një nga autorët. Policia jep detajet

Dec 5, 2019 | 10:44
SHPËRNDAJE

Kapet nje nga autoret e atentatit me arme qe ndodhi me 24 nentor, kur u qellua me arme zjarri ne drejtim te nje automjeti qe ishte ne levizje e siper.policia fier

Policia ben me dije se ka ndaluar një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në fshatin Ofiçinë e Vjetër ne Patos.

Ne pranga eshte vene shtetasi i shpallur ne kerkim, T. F., 32 vjeç, banues në Patos Fshat.

“Ky person ka qelluar me arme zjarri në drejtim të automjetit tip Benz që drejtohej nga shtetasi S. A, 35 vjeç, banues në Patos Fshat”- thote policia.

NJOFTIMI 

Gjatë mbrëmjes së datës 24 nëntor 2019, në fshatin Ofiçinë e Vjetër, Patos, në drejtim të automjetit tip Benz që drejtohej nga shtetasi S. A, 35 vjeç, banues në Patos Fshat, është gjuajtur me armë zjarri tip pistoletë.

Nga të shtënat nuk ka pasur të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, njëri prej të cilëve u kap gjatë mbrëmjes së djeshme, në pikën kufitare Kakavijë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor:

T. F., 32 vjeç, banues në Patos Fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura