Atentati në Vlorë/ Viktima i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Jan 23, 2016 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ka shkuar ne rreth 15 persona numri i të shoqëruarve për ngjarjen në Vlorë, ku pronari i një anije peshkimi u gjet i vrarë brenda automjetit të tij me breshëri automatiku.

vlora1Policia bën me dije se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes në disa pista. Viktima, 52 vjecari Hyqmet Nexhipi, pas hetimeve të policisë rezulton person me precedentë penale në Itali.

Ai ka qenë atje i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Policia tashmë i ka përqendruar hetimet pikërisht në këtë pistë, ndërkohë që fillimisht u deklaruan si pista, ndonje hakmarrje e mundshme dhe prishje pazaresh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura