Atentati në Vlorë, ja për çfarë u dënua anëtari i bandës së Gaxhait

May 23, 2016 | 7:34
SHPËRNDAJE

Një 39-vjeçar i quajtur Armando Sulejmani është plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në hyrje të pallatit ku ai banonte në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

“Panorama.al” mëson se ai është një person i njohur për policinë. Ka qenë i skeduar më parë dhe pak kohë kishte që kishte dalë nga burgu.

Sulejmani më herët njihej edhe me pseudonimin Çipuri. Ai ka qenë pjesë e bandës së famshme të Gaxhait.

Sulejmani ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2002 nga Gjykata e Apelit Vlorë, vendim i cili ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

gjyqtar-euml-t-serb-euml-nuk-heqin-dor-euml-nga-gjykatat-paralele_hd

Ai akuzohet për vrasjen e mbetur ne tentative te shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22.6.2002.

“Panorama.al” zbardh vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë e cila e ka dënuar Sulejmanin.             

VENDIMI I GJYKATES 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.129, date 25.06.2003, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të vrasjes me dashje në dëm të shtetasit Elton Tato, të vrasjes të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku dhe të armëmbajtjes pa leje dhe e dënon:

Në bazë të nenit 76 të K.Penal, dënimin me 17 vjet burg.

Në bazë të nenit 76 e 22 me 10 vjet burg.

Në bazë të nenit 278/2 të K.Penal, e dënon me 2 vjet burg.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e tij përfundimisht me 20 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulejmani për veprën penale të mos kallëzimit të krimit dhe në bazë të nenit 300 të K.Penal, dënimin e tij me 8 muaj burg. 

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.221, datë 10.09.2003, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.129, datë 25.06.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Elton Tato, parashikuar nga neni 78 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 20 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku, parashikuar nga neni 78, 22 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 15 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe në bazë të nenit 278/2 të K.Penal, dënimin me 2 vjet burg.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit Sokol Sinomati përfundimisht me 25 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulejmani për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Elton Tato, parashikuar nga neni 78 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 18 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulejmani për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku, parashikuar nga neni 78, 22 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 10 vjet burg.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit Armando Sulejmani përfundimisht me 20 vjet burg. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.113, datë 23.02.2004, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga të gjykuarit Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani nëpërmjet mbrojtësit, av. Luan Xhuveli. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.281, datë 16.04.2008, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës të kërkuesit Armando Sulejmani.

Rivendosjen në afat të rekursit të kërkuesit Armando Sulejmani kundër vendimit penal nr.129, datë 250.6.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndryshuar me vendimin nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.471, datë 18.12.2009, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Armando Sulejmani ndaj vendimit nr.221, datë 10.09.2003, të Gjykatës së Apelit Vlorë. 

Me kërkesën e të gjykuarit Sokol Sinomati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.194, datë 02.12.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Sinomati me objekt rivendosje në afat për të ushtruar të drejtën e ankimit kundër vendimit nr.129, datë 25.06.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili ka marrë formë të prerë me vendimin nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë. 

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.17, datë 03.03.2011, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.194, datë 02.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në këtë mënyrë:

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Sinomati.

Rivendosjen në afat të rekursit të kërkuesit Sokol Sinomati kundër vendimit penal nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndryshuar me vendimin nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kundër vendimit nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe vendimit nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs i gjykuari Sokol Sinomati, i cili kërkon:

Ndryshimin e këtij vendimi dhe deklarimin e pafajshëm të tij, duke parashtruar këto shkaqe:

–          Të dy vendimet e gjykatave janë në kundërshtim të hapur me ligjin material dhe atë procedural, pasi nga ana e tyre është shkelur hapur parimi i prezumimit të pafajësisë për të dy të pandehurit Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati dhe trajtimi i çdo dyshimi në favor të tyre, kjo e ligjëruar me nenin 4 të K.Pr.Penale dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

–     Në këto vendime është arritur në konkluzione të cilat nuk gjejnë mbështetje ligjore në prova duke shkelur parimin e të vërtetës objektive, pra të vërtetës që provohet, pasi duke u nisur nga rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja është absurd pretendimi i bërë nga organi i akuzës duke i dhënë faktin një cilësim ligjor të gabuar siç është vrasja me paramendim.

–     Konkluzionet e akuzës janë një sintezë e gjithë hetimit të bërë nga ana e Prokurorisë Vlorë, e cila në tërësinë e saj më shumë se akuzë për të pandehurit Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani ka bërë avokatinë për shtetasin Robert Boraku, duke shkelur hapur parimin e një hetimi të pavarur dhe objektiv, pasi që në momentin e parë është evidentuar fakti se veprimet e këtij të fundit dhe viktimës kanë qenë prezent elementet e veprës penale të rrëmbimit të personit, por që nga padija apo mungesa e dëshirës nuk janë konsideruar si të tilla nga organi i akuzës.

–     Nisur nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja rezulton se kemi të bëjmë me një rast tipik të mbrojtjes së nevojshme pasi sulmi i viktimës Elton Tato dhe Robert Boraku si ndaj Armando Sulejmanit dhe Sokol Sinomatit është i padrejtë (dy të pandehurit kanë qenë në punë të tyre dhe nuk kanë kryer asnjë veprim të padrejtë ndaj viktimës dhe Robert Borakut), është i vërtetë, meqenëse sa kanë parë shtetasin Armando Sulejmani kanë dalë në mënyrë të rrufeshme nga makina dhe në mënyrë të dhunshme kanë dashur ta fusin në makinë dhe ka qenë një sulm i atë çastshëm.

–     Intensiteti i mbrojtjes është në po të njëjtin intensitet me sulmin, pasi të dy shtetasit Elton Tato dhe Robert Boraku kanë qenë të armatosur me pistoleta, ku ajo e viktimës është gjendur në vendngjarje e fiksuar në proces-verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes së datës 26.05.2002, për më tepër që të dy personat e lartpërmendur njiheshin si elementë me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe si autorë të dyshuar për disa krime të rënda, gjë që krijon idenë fikse se kjo vepër është kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, pra dhe sikur i pandehuri Sokol të ketë qenë në vendngjarje vepra është kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, dhe në mbështetje të nenit 19 të Kodi Penal ka shkak padënueshmërie.

–     Po kështu, me vendimin e datës 03.03.2011, Gjykata e Apelit Vlorë referuar dhe arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese mbi njoftimin e të pandehurit dhe vlefshmërisë së mbrojtjes së bërë nga avokati i caktuar nga familjaret apo kryesisht ka rivendosur në afat të drejtën e ushtrimit të rekursit, meqenëse i gjykuari gjatë gjithë gjykimeve ka qenë në mungesë duke mos pasur mundësinë e ushtrimit të një mbrojtje efektive. 

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatorin e çështjes Edmond Islamaj; prokurorin Hysen Keta, i cili kërkoi mospranimin e rekursit; mbrojtësin e të gjykuarit, av. Klajdi Mone, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rigjykim; dhe pasi analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi, 

V Ë R E N

Se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin është vendosur “ndryshimi i vendimit nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë”, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë duhet prishur.

A.                Rrethanat e faktit

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se:

Të pandehurit Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga nenet 78 e 25, 78, 22 e 25 dhe 278/2 të Kodit Penal

Të pandehurit Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati janë banorë të qytetit të Vlorës, kanë marrëdhënie shoqërore mes tyre dhe njëkohësisht kanë pasur njohje të mëparshme me viktimën Elton Tato dhe shtetasin Robert Boraku.

Në datën 26.06.2002, rreth orës 15.00, të pandehurit pasi kanë pikasur se shtetasit Elton Tato e Robert Boraku ishin duke parë një ndeshje futbolli në disko “Delfini”, kanë parkuar në afërsi të lokal “Zyrihut”, në drejtimin veriperëndimor të tij makinën tip “Tojota”, pronë e të pandehurit Armando, duke pritur mbarimin e ndeshjes dhe me këtë rast daljen e Elton Tatos e Robert Borakut.

I pandehuri Sokol ka qëndruar brenda në makinë, i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa i pandehuri Armando ka qëndruar në sheshin përpara lokal “Zyrihut”. Në përfundim të ndeshjes, shtetasit Elton e Robert kanë dalë nga disko dhe pasi kanë hipur në makinën e tyre, kanë lëvizur para lokal “Zyrihut” me drejtim për nga qendra e qytetit dhe kanë ndaluar përbri trotuarit ku qëndronte në këmbë i pandehuri Armando. Pasi kanë ndaluar automjetin i pandehuri Armando ka nisur të bisedojë me shtetasin Robert, i cili ka hapur derën e makinës. I pandehuri Armando ju ka kërkuar që të shkonin së bashku deri te makina e tij, e ndodhur e parkuar 30 m larg vendit ku zhvillohej biseda. Të dy shtetasit i kanë kërkuar të pandehurit që të vinte te makina e tyre, por meqenëse ai nuk ka pranuar, atëherë i pari ka dalë nga makina shtetasi Elton i cili ishte në rolin e shoferit, duke shkuar në drejtim të të pandehurit Armando duke i vendosur pistoletën në kokë. Më pas ka dalë nga makina dhe Roberti dhe janë nisur në drejtim të vendit të propozuar nga i pandehuri Armando. Gjate ecjes shtetasit Elton e Robert e kanë vendosur në mes të pandehurin, ndërsa shtetasi Elton ia mbante pistoletën të drejtuar në kokë.

Pasi kanë përshkruar një distancë rruge përpara bar “Zyriut”, në momentin që po i afroheshin automjetit tip fuoristrade, që ishte e parkuar qysh më parë, i pandehuri Armando i ka bërë thirrje të pandehurit Sokol që gjendej brenda në pritje të viktimave “o Sokol qëlloi vriti”. Me këtë thirrje, i pandehuri Sokol ka dalë menjëherë nga makina dhe me armën tip automatik ka hapur zjarr me breshëri në drejtim të shtetasit Elton e Robert, ku si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Elton, ndërsa Roberti është larguar me vrap në drejtim të pallateve në anën tjetër të rrugës duke iu shpëtuar plumbave. Pas kësaj i pandehuri Sokol i ndjekur pas edhe nga i pandehuri Armando është larguar me armë në dorë në drejtim të rrugës ku ndodhet selia e Partisë Demokratike. Pasi kanë përshkruar një distancë të shkurtër i pandehuri ka hedhur në një kanal armën me të cilën realizuan krimin.

Pas ekzekutimit të vendimit të formës së prerë, me të cilin është vënë në dijeni se është dënuar për veprat penale të parashikuara nga neni 78 e 25 e 78 e 22 të K.Penal me 20 vjet burgim, ka kërkuar rivendosjen në afat të rekursit, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

B.        Procedurat Gjyqësore 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.129, datë 25.06.2003, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të vrasjes me dashje në dëm të shtetasit Elton Tato, të vrasjes të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku dhe të armëmbajtjes pa leje dhe e dënon:

Në bazë të nenit 76 të K.Penal, dënimin me 17 vjet burg.

Në bazë të nenit 76 e 22 të K.Penal e dënon me 10 vjet burg.

Në bazë të nenit 278/2 të K.Penal, e dënon me 2 vjet burg.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e tij përfundimisht me 20 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulejmani për veprën penale të moskallëzimit të krimit dhe në bazë të nenit 300 të K.Penal, dënimin e tij me 8 muaj burg. 

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.221, datë 10.09.2003, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Elton Tato, parashikuar nga neni 78 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 20 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku, parashikuar nga neni 78, 22 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 15 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sinomati për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe në bazë të nenit 278/2 të K.Penal, dënimin me 2 vjet burg.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit Sokol Sinomati përfundimisht me 25 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulejmani për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Elton Tato, parashikuar nga neni 78 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 18 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulejmani për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku, parashikuar nga neni 78, 22 e 25 i K.Penal dhe e dënon me 10 vjet burg.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit Armando Sulejmani përfundimisht me 20 vjet burg. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.113, datë 23.02.2004, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga të gjykuarit Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani nëpërmjet mbrojtësit av.Luan Xhuveli. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.281, datë 16.04.2008, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës të kërkuesit Armando Sulejmani.

Rivendosjen në afat të rekursit të kërkuesit Armando Sulejmani kundër vendimit penal nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndryshuar me vendimin nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.471, datë 18.12.2009, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Armando Sulejmani ndaj vendimit nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë. 

Me kërkesën e të gjykuarit Sokol Sinomati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.194, datë 02.12.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Sinomati me objekt rivendosje në afat për të ushtruar të drejtën e ankimit kundër vendimit nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili ka marrë formë të prerë me vendimin nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë”. 

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.17, datë 03.03.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.194, datë 02.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në këtë mënyrë:

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Sinomati.

 Rivendosjen në afat të rekursit të kërkuesit Sokol Sinomati kundër vendimit penal nr.129, datë 25.6.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndryshuar me vendimin nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

C.                Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.221, datë 10.09.2003, ka arsyetuar në këtë mënyrë:

“… lidhur me akuzat në ngarkim të të pandehurve, konstatohet se në vendimin e gjykatës së shkallës së parë arsyetimi është i njëanshëm duke marrë të mirëqena faktet e paraqitura nga mbrojtja dhe duke lënë mënjanë e pa marrë në analizë provat e paraqitura nga organi i akuzës. Në tërësinë e tyre provat nga ajo gjykatë janë trajtuar në mënyrë të njëanshme duke mos respektuar kërkesat e neneve 149 e 152 të K.P.Penale në bazë të nenit 152/1 të K.P.Penale është e qartë se gjykata i çmon provat sipas bindjes së saj pas shqyrtimit në tërësi të tyre, por krahas kësaj, gjykata duhet t’i trajtojë provat me objektivitet për të shmangur subjektivizmin që mund të çojë në dhënien e një vendimi të pabazuar, duke arsyetuar edhe pse nuk i pranon provat e kundërta. E tillë është dëshmia e shtetasit Robert Boraku, dëshmi e cila është e plotë dhe në përputhje me provat materiale të fiksuara në vendin e ngjarjes.

… në vrasjen e thjeshtë mungon paramendimi. Në rastin në shqyrtim nga mënyra se si është zhvilluar ngjarja, qoftë edhe në rrethanat sesi e pranon gjykata e shkallës së parë evidentohet ekzistenca e paramendimit, pasi provohet se i pandehuri Sokol ka dalë qetësisht nga makina, ka qëlluar në drejtim të viktimës Elton, më tej ka ndjekur shtetasin Robert Boraku, i cili ka qenë i paarmatosur, pastaj është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes i ndjekur dhe nga i pandehuri Armand duke fshehur po aq qetësisht dhe armën e krimit”.

D.                Në lidhje me ankimin (rekursin).

Kundër vendimit nr.129, datë 25.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe vendimit nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs i gjykuari Sokol Sinomati, i cili kërkon:

Ndryshimin e këtij vendimi dhe deklarimin e pafajshëm të tij, duke parashtruar këto shkaqe:

Të dy vendimet e gjykatave janë në kundërshtim të hapur me ligjin material dhe atë procedural, pasi nga ana e tyre është shkelur hapur parimi i prezumimit të pafajësisë për të dy të pandehurit Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati dhe trajtimi i çdo dyshimi në favor të tyre, kjo e ligjëruar me nenin 4 të K.Pr.Penale dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në këto vendime është arritur në konkluzione të cilat nuk gjejnë mbështetje ligjore në prova duke shkelur parimin e të vërtetës objektive, pra të vërtetës që provohet, pasi duke u nisur nga rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja është absurd pretendimi i bërë nga organi i akuzës duke i dhënë faktin një cilësim ligjor të gabuar siç është vrasja me paramendim.

Përveç kontradiktave që ekzistojnë në parashtrimet e bëra nga organi i akuzës në lidhje me marrëdhëniet mes viktimës dhe të pandehurve, në të vërtetë gjatë gjykimit të çështjes doli qartësisht e provuar se i pandehuri Sokol Sinomati nuk është autor i kësaj vepre penale, ku u provua se ai nuk ka qenë në vend ngjarjen e datës 26.06.2002, meqenëse asnjëri nga dëshmitarët okulare nuk kanë parë në vendngjarje të pandehurin Sokol, pra përjashtohet ai si autor i kësaj vepre penale.

Nisur nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja rezulton se kemi të bëjmë me një rast tipik të mbrojtjes së nevojshme, pasi sulmi i viktimës Elton Tato dhe Robert Boraku si ndaj Armando Sulejmanit dhe Sokol Sinomatit është i padrejtë (dy të pandehurit kanë qenë në punë të tyre dhe nuk kanë kryer asnjë veprim të padrejtë ndaj viktimës dhe Robert Borakut), është i vërtetë, meqenëse sa kanë parë shtetasin Armando Sulejmani kanë dalë në mënyrë të rrufeshme nga makina dhe në mënyrë të dhunshme kanë dashur ta fusin në makinë dhe ka qenë një sulm i atë çastshëm.

Po kështu me vendimin e datës 03.03.2011, Gjykata e Apelit Vlorë referuar dhe arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese mbi njoftimin e të pandehurit dhe vlefshmërisë së mbrojtjes së bërë nga avokati i caktuar nga familjaret apo kryesisht ka rivendosur në afat të drejtën e ushtrimit të rekursit, meqenëse i gjykuari gjatë gjithë gjykimeve ka qenë në mungesë duke mos pasur mundësinë e ushtrimit të një mbrojtje efektive.

E.                 Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

Për sa i përket pretendimit të organit të akuzës lidhur me pranimin e kërkesës për rivendosjen në afat të ankimit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se, kjo kërkesë është e pabazuar në ligj dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ.

Gjykata Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në vendimin nr.30, datë 17.06.2010, shprehet lidhur me mbrojtësin i caktuar kryesisht nga gjykata (e shkallës së parë/apelit), nuk legjitimohet të ankimojë në një gjykatë më të lartë vendimin përfundimtar të gjykatës.

Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme që, për të siguruar standardet kushtetuese, duhet reflektuar duke u bazuar edhe në praktikën e GJEDNJ-së. Në radhë të parë është e domosdoshme që i pandehuri duhet ketë dijeni në se ndaj tij ka filluar një proces penal dhe, në radhë të dytë, ky duhet të heqë dorë vullnetarisht nga pjesëmarrja në të. …

Gjykata vlerëson se në të njëjtën mënyrë në këtë aspekt duhet kuptuar dhe përmbajtja e nenit 147/2 i K.Pr.Penale, në të cilin thuhet: “Në qoftë se është dhënë vendimi në mungesë, i pandehuri mund të kërkojë rivendosjen në afat për të bërë ankim kur provon se nuk ka pasur dijeni për vendimin.

Të njëjtin qëndrim si më sipër ka mbajtur edhe GJEDNJ-ja në çështjen “Somogyi kundër Italisë”.

Gjykata Kushtetuese çmon se vendimi i mësipërm është i një rëndësie të veçantë, pasi parashikon se janë organet shtetërore ato që duhet të marrin të gjitha masat, nëpërmjet veprimeve aktive, për të siguruar gjykatën se i pandehuri është njoftuar në mënyrë të rregullt, se në ngarkim të tij ka një procedim penal dhe se i pandehuri, pas këtij njoftimi të rregullt, me vullnetin e tij të lirë vendos t’i fshihet drejtësisë. …

… Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese çmon se në zbatim të nenit 46 të Konventës lind detyrimi, si për çdo shtet nënshkrues të saj, edhe për Republikën e Shqipërisë që të bëjë të mundur lejimin e shtetasve, që efektivisht nuk kanë pasur dijeni për një procedim penal në ngarkim të tyre, të kenë të drejtën për rihapjen e procesit gjyqësor në përputhje me nenin 147 të K.Pr.Penale. Gjykata Kushtetuese çmon se ky detyrim lind edhe për të gjithë organet gjyqësore të çdo shkalle, përfshirë edhe gjykatën referuese, e cila ka detyrimin që legjislacionin e brendshëm ta aplikojë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ.

Gjykata çmon se e drejta e të pandehurit për të marrë pjesë në gjykim, si dhe për të zgjedhur përfaqësuesit ligjorë është një e drejtë kushtetuese vetjake, e cila nuk mund të transferohet tek familjarët. Po ashtu, parashikimi në nenin 48/3 për mundësinë e familjarëve për të pajisur me prokurë mbrojtësin e të pandehurit nuk nënkupton transferimin e të drejtës për të zgjedhur mbrojtësin nga i pandehuri te familjarët, por nënkupton edhe ushtrimin e vullnetit të këtij të pandehurit, nëpërmjet familjarëve.

Në këtë mënyrë, në interpretim dhe zbatim të vendimit të sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese, vendimet e të cilës kanë fuqi detyruese të përgjithshme (erga omnes), Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se i vetmi person që ka të drejtë të ankimojë vendimin e gjykatës, krahas prokurorit apo palëve private, është i pandehuri, i cili mund ta ushtrojë këtë të drejtë personalisht apo nëpërmjet mbrojtësit të zgjedhur posaçërisht prej tij. Padyshim këtu duhet theksuar fakti se, në rastin konkret nuk jemi para mbrojtësit të zgjedhur nga familjaret, por të mbrojtësit të caktuar kryesisht, çka e përforcon më tej konkluzionin e mësipërm.

Duke pasur parasysh gjithë sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.221, date 10.09.2003, ka zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin procedural penal.

Vendimi i gjykatës është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit, në lidhje me respektimin e kërkesave procedurale që kanë të bëjnë me papajtueshmërinë për të qenë gjyqtar në gjykimin e çështjes.

Kështu rezulton se kryesuesja e seancës, gjyqtarja Memo Rexho, të ketë marrë pjesë po si kryesuese në vleftësimin e ndalimit dhe caktimit të masës së sigurimit për të pandehurit Armando Sulejmani, veprim ky i cili bie ndesh me parashikimet e bëra në nenin 15 / 2[1] të Kodit të Procedurës Penale.

Me gjithë kërkesën e mbrojtjes së të pandehurit për të respektuar nenin 17 e)[2] të Kodit të Procedurës Penale që përcakton shprehimisht detyrimin e gjyqtarit për të hequr dorë nga gjykimi i çështjes kur ka marre pjesë në vleftësimin e masës së sigurimit, nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë me vendimin e ndërmjetëm datë 09.09.2003, është vendosur padrejtësisht rrëzimi i kësaj kërkese.

Në rrethanat e parashtruara ky vendim do të prishet dhe çështja duhet të rikthehet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, me tjetër trup gjykues.

 PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të Kodit të Procedurës Penale, 

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.221, datë 10.09.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë, dhe kthimin e akteve për rishqyrtim pranë kësaj gjykate, me një tjetër trup gjykues.           

Tiranë, më 07.03.2012

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura