Atentati në Vlorë/ Familjarët rrëzojnë pistën e hakmarrjes: Ishte mbyllur

Jul 26, 2016 | 8:50
SHPËRNDAJE

Familjarët rrëzojnë pistën e hakmarrjes lidhur me atentatin e dy netëve më parë në Vlorë, ku viktima mbetën Ilir deromemaj dhe Dhimitër Çami, i njohur në Vlorë si kambist.

Viktimat e atentatit ne Vlore
Viktimat e atentatit ne Vlore

Me precedente penale rezulton vetem Ilir Deromemajt, i cili në vitin 1997 është akuzuar për vrasjen e Lame Gockajt, 32 vjeç.

Edhe familjarët e viktimës së para 19 vitesh u thirrën në komisariat, por ata mësohet se kanë mohuar kategorikisht të kenë lidhje më këtë ngjarje të rëndë.

Sipas tyre, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në vitin 1997, me familjen Deromemaj janë sqaruar dhe nuk kishin asnjë konflikt. Këto dëshmi, por edhe faktin e një kohe të gjatë që kur ka ndodhur ngjarja, kanë lënë hetuesit të dyshojnë edhe për ndonjë konflikt tjetër të Deromemajt.

Megjithatë, të afërmit e viktimës nuk kanë ndihmuar dot policinë, pasi ata kanë treguar se nuk kishte asnjë konflikt nga ana e 53- vjeçarit. Sipas tyre, Ilir Deromemaj ka prej vitesh që jeton e punon në Vlorë dhe lëvizte lirshëm, pa pasur frikë nga ndonjë atentat i mundshëm.

Për Policinë, gjithçka ka qenë e mirorganizuar dhe autorët mendohet se kanë pasur një arsye të fortë për të eliminuar fizikisht Deromemajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura