Atentati në Vlorë/ “Çipurit” iu falën 9 vjet burg për vrasjen e 1997

May 24, 2016 | 9:04
SHPËRNDAJE

Ndonëse nuk ka ende autor për atentatin e së dielës në Vlorë, Policia dyshon se motivi kryesor i atentatit të jetë për larje hesapesh. Kjo, pasi i plagosuri Armando Sulejmani ishte anëtar i bandës së Gaxhait, e cila ka vepruar në Vlorë në vitin 1997.

Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati

Ai është akuzuar dhe dënuar për vrasje, me 16 vite burg. “Panorama” shkruan sot se fillimisht Sulejmani i akuzuar për vrasje është dënuar me 25 vite burg, ndërsa më pas, nga shqyrtimet e mëtejshme të dosjes ai u dënua me 16 vite heqje lirie.

Dosja e tij u shqyrtua nga Gjykata e Lartë, e cila gjeti shkelje në çështje, duke mos e pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë në vitin 2003.

Në vitin 2012 u vendos që të shqyrtohej sërish dosja për Sulejmanin, i cili akuzohej për vrasjen e Elton Tatos, si dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Robert Borakut. Pas rikthimit të çështjes për shqyrtim, “Çipurit” iu falën 9 vite burg.

Pak kohë më parë, ai kishte lënë qelitë, por ndonëse nuk e ka pranuar se ishte i armatosur me armë zjarri, policia ka dyshime se ai ruhej për ndonjë atentat të mundshëm.

QEMAL BIRAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura