Atentati në Tiranë/ Zbulohet foto e makinës në të cilën udhëtonte viktima dhe i plagosuri

Jan 15, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, pasi një shtetas është gjetur i plagosur në makinën e tij nga policia.

Nga plagët e marra personi i plagosur ka ndërruar jetë. Po ashtu në makinë është gjetur dhe një person tjetër ri plagosur.

foto makina copy

Mësohet se viktima është Emiliano Boçi, nga hetimet e deri tanishme thuhet se kjo ngjarje është një atentat i mirëfilltë.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktima është kishte dy vite që kishe dalë nga burgu, i cili kishte vuajtur një dënim për plagosje.

VIKTIMA DHE I PLAGOSURI

Po ashtu bëhet me dije se viktima kishte 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania.

Makina e bardhë në foto është mjeti në të cilën udhëtonte viktima dhe i plagosur në momente që u bë atentati.

 

vrasja tirane fcf5153b-0916-435a-adc7-daa6842b276f

Njoftimi i policisë

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën  “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç,  i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura