Atentati në Shkodër/ Zbulohet motivi i tentativës për vrasje ndaj Shtjefnit

Aug 15, 2016 | 13:17
SHPËRNDAJE

Donald Shtjefni është personi që ka mbetur i plagosur në atentatin e ndodhur të dielën në mbrëmjen në qendrën e qytetit të Shkodrës.

Duke njoftuar arrestimin e gjatë autorëve, policia e Shkodrës bën me dije se ka zbardhur edhe motivin e atentatit.

“Motivi i ngjarjes është një konflikt për motive të dobeta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje”- njofton policia.

Sipas policisë, sherri mes shenjëstrës së atentatit dhe autorëve ka ndodhur pak orë para se ata të përplaseshin me armë.
7da23995-d060-4f1e-b798-9b9a95fd1373

Policia, sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, ka arritur në përfundimin se mes autorëve dhe shenjestrës ka pasur shkëmbim zjarri.

Te arrestuarit 

• Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër (  i dënuar më parë)

• Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç,  banues në  Shkodër, ( i  dënuar më parë)

• Bledar Lekaj , 26 vjeç,  banues në  Shkodër ( i dënuar më parë)

• Donald Shtjefni , 31-vjeç  banues në  Shkodër

• Kristjan  Shtjefni , 26-vjeç,  banues në  Shkodër

• Patrik  Salaj , 21-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në  Tiranë

Është shpallur në kerkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.
f2f74ec4-8fab-4949-a470-ea278beacc6d fedb6961-bdaf-408d-85f6-39696dee7483

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura