Atentati në makinën e Prokurorit/ Ardi Veliu mbledhje 4 orë me drejtuesit e lartë të Policisë, porosia që dha

Nov 4, 2019 | 11:50
SHPËRNDAJE

auto_Screenshot_21567768319

Për më shumë se 4 orë, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe drejtues të lartë kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura, ku mësohet se është folur për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arian Ndoja. 

Burime për Panorama thanë se gjatë takimit, kreu i Policisë ka kërkuar informacion në lidhje me situatën dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se pak orë pas atentatit, në Durrës zbritën drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për Krime të Rënda.

Drejtuesja e komanduar e Krimeve, Donika Prela, doli vetë në terren, ndërsa kujtojmë se prokurorin Arian Ndoja e ka pasur vartës në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

I konsideruar si një atentat i tipit mafioz dhe i mirëmenduar, autoritetet janë të angazhuara për zbardhjen e tij, ndërsa duket se ky është rasti i pestë ndër vite ku krimi godet njerëzit e drejtësisë.

ndoj

Vrasjet e njerëzve të drejtësisë janë konsideruar gjithmonë si atentate mafioze dhe dosjet kanë përfunduar duke u mbyllur pa autor. Më të vështirat për t’u zbardhur, atentatet ndaj avokatëve, prokurorëve e gjyqtarëve, mbeten edhe më të rëndat në sytë e qytetarëve.

Që nga viti 1999 e deri sot, janë vrarë në atentate tipike mafioze, që vijojnë ende të jenë të pazbardhura, 4 njerëz që kanë pasur lidhje direkt me sistemin e drejtësisë në vend. Një vajzë prokurori, kryetari i Dhomës së Avokatisë, një gjyqtar dhe së fundi një avokat kanë humbur jetën në sulme, për të cilat ende nuk është arrestuar askush. Reagimet në të gjitha rastet kanë qenë të shumta dhe kërkesa për zbardhjen e tyre e lartë, por deri më tani, asnjë atentat ndaj përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë në vend nuk është zbardhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura