Atentati në Lushnjë/ Një nga autorët vrau mikun e Aldo Bares, tjetri kërkohet për avionin e Riformatos

Oct 13, 2017 | 13:58
SHPËRNDAJE

Të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, Laert Haxhiu, 25 vjeç dhe Orges Bilbili, 27 vjeç, janë emra të njohur për Policinë, pasi rezultojnë se kanë precedentë penalë, përfshirë vrasjet, plagosjet, vjedhjet, trafiku i drogës etj. Sipas të dhënave zyrtare që tashmë rezultojnë në dosjet e Prokurorisë e Gjyqësorit, Laert Haxhiu është autor i vrasjes së shokut të Aldo Bares, Gerti Lala, 29 vjeç.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Viktima njihej si pjesë- marrës në bandën e Aldo Bares. Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

laerti

TRAFIKU I DROGES

Ai doli nga burgu në fund të 2014-s, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

Në fund, Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallë- zim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge. “Gjykata, në bazë të neneve 379 e vijues të K. Pr. Penale, vendosi: 1- Të deklarojë fajtor të pandehurin Laert Haxhiu, për veprën penale “moskallëzim krimi”, dhe në bazë të N.300/1 të K. Penal e dënon me 26 (njëzetë e gjashtë) muaj burgim.

orges bulbili

Në aplikim të N. 406 të K. Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Laert Haxhiu me 17(shtatëmbëdhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.

Vuajtja e dënimit të pandehurit Laert Haxhiu i fillon nga dita e arrestimit, datë 10.6.2015″, thuhet në vendimin e dhënë më 19 maj të vitit 2016 nga Gjykata e Durrësit. Sipas Gjykatës, lidhur me ngjarjen, Haxhiu deklaroi se ditën e ngjarjes është nisur rreth orës 12:00 – 12:30 nga shtëpia e tij në Lushnjë, me makinën e të fejuarës së tij dhe me mikun e tij të quajtur Saimir Taullau.

Me shtetasin Saimir Taullau njihet pasi e ka mik shtëpie, por nuk ka dijeni se ai merret me trafik apo me shitje të lëndëve narkotike. Haxhiu kishte edhe një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se e ka përdorur edhe për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

HAKMARRJET MES BANDAVE

Haxhiu rezulton se është shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

I DYSHUARI ORGES BILBILI

Ndërkaq, autori tjetër i dyshuar për vrasjen e dy ditëve më parë në Lushnjë, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin e një viti më parë, ku u plagosën dy miqtë e viktimave të dy netëve më parë, Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

VENDIMI PER LAERT HAXHIU KETU/ Per Mosbindja ndaj Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik

VENDIMI PER  LAERT HAXHIU, KLAUDIO ZENELI , OLGEST BILBILI KETU / Per vjedhje

VENDIMI PER LAERT HAXHIU KETU / Per vjedhje

VENDIMI PER LAERT HAXHIU, ORGEST BILBILI KETU / Per Vrasja me Paramendim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura