Atentati në Lushnjë/ Në gjurmët e atentatorit të 3, njërin prej autorëve e zbuloi…

Oct 13, 2017 | 15:48
SHPËRNDAJE

Grupi hetimor që po heton vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin e Lushnjes dy ditë më parë po punon për të identifikuar autorin e tretë  të ngjarjes.

atentati lushnje

Policia ka shoqëruar disa persona, në mesin e të cilëve është edhe Julian Sula, emër i njohur për blutë pasi ka qenë disa herë i dënuar për krime të ndryshme.

Megjithatë për momentin ndaj tij nuk ka asnjë të dhënë konkrete se ai mund të ketë qenë personi i tretë që marrin pjesë në ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.

30 persona të tjerë, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici. Një nga këtë dëshmitarë ka njohur si autor të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të shpallur në kërkim tashmë, raporton “tvklan”. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi”në vitin 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura