Atentati në Lushnjë, Çako mbledh drejtuesit e policisë

Oct 11, 2017 | 19:38
SHPËRNDAJE

Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë. Mësohet  se Çako ka mbledhur strukturat lidhur me ngjarjen në fjalë. Sakaq, në vendin e krimit ndodhen forcat RENA. Nga atentati humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

lushnjeee

Ndërkohë që personi i tretë është identifikuar Marius Xhepexhiu, 26-vjeç, ndërsa është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, automatik. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura