Atentati në Lezhë/ Kush është i plagosuri që ishte liruar nga burgu, e shkuara e errët që po hetohet (video)

SHPËRNDAJE

ELVIS HILA/ Arben Gjini, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur mbreme në Lezhë, dyshohet se është i përfshire në trafikimin e kanabisit ne Itali. Ndaj edhe hetimet janë përqendruar pikërisht në ketë pistë: Një konflikt i mundshëm për prishjen e pazareve të drogës, thanë burime pranë grupit hetimor, per “Panorama”.

Gjini është dënuar në Italinë fqinje e me pas është depërtuar drejt vendit tonë. Pikërisht vetëm pak kohë më parë, ai është liruar nga burgu në Itali.

EMRI/ Plagosja me armë zjarri në Lezhë, policia: Ishin disa autorë, ikën me makinë dhe i vunë flakën 

Plagosje me arme zjarri ne Ishull Lezhe. Burimet e “Panorama” thane se eshte qelluar ne drejtim te nje personi dhe se ka qene me shume se nje autor te cilet kane ikur me makine pas ngjarjes dhe i kane vene flaken asaj per te humbur gjurmet.

WhatsApp Image 2018-08-27 at 22.57.39

I plagosur thuhet se ka mbetur shtetasi Arben Gjini, i cili ka marre plumb ne kembe dhe shpatull.

Eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Traumes ne Tirane. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

“Panorama” meson se ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne fshatin Ishull Lezhe. I plagosuri eshte banues ne Mirdite, por sot ndodhej ne kafe bashke me autorin. Dyshimet e para flasin per nje zenke mes autorit dhe te plagosurit.

Lezhë – Informacion paraprak i Policisë

Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

PANORAMA

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.