Atentati në Fier/ Autori dyshonte se Kastrati po organizte vrasje ndaj tij

Feb 21, 2016 | 9:49
SHPËRNDAJE

Atentati i Mbrostarit është i treti në historinë e vrasjeve mes fiseve Kastrati dhe Binjaku. Pas identifikimit të Ermal Binjakut, si autori i dyshuar i vrasjes së Denis Kasajt dhe plagosjen e dy shtetasve, Klement Kastrati dhe Elton Margariti, nga hetimi dalin detaje mbi kronologjinë e vrasjeve të të afërmve të autorëve dhe viktimave të atentatit.

Ne foto: Klement Kastrati (majtas), i cili ishte objektivi i atentatit dhe Denis Kasaj (djathtas) viktima
Ne foto: Klement Kastrati (majtas), i cili ishte objektivi i atentatit dhe Denis Kasaj (djathtas) viktima

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se objektivi i atentatit ka qenë Klement Kastrati. Dyshohet se autori Ermal Binjaku ka organizuar vrasjen e tij, pasi kishte marrë informacion se shënjestra (Kastrati) ishte duke planifikuar eliminimin fizik të tij për hakmarrje.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se shkaqet e konfliktit mes fiseve Binjaku dhe Kastrati janë ende të pazbardhura. Mësohet se konfliktet kanë nisur në vitin 1994, kur është vrarë kushëriri i parë i Klement Kastratit.

Dyshimet për autorësinë ranë mbi vëllain e Ermal Binjakut, por për mungesë provash nuk pati arrestime. Po ashtu, në vitin 2000, një tjetër i afërm i Kastratit është vrarë në Fier, ku i dyshuar ka qenë Ermal Binjaku. Por, këto kanë mbetur në kuadrin e dyshimeve, pasi nuk ka pasur prova që implikonin Binjakët në këto vrasje, prandaj edhe kanë mbetur të pazbardhura nga policia.

Hasmëritë mes dy fiseve kanë vijuar derisa mbërritën edhe në atentatin e Mbrostarit, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe u plagosen shënjestra e Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Ylli Nazeraj u ndalua me urdhër të prokurorisë dhe u la arrest me burg, si bashkëpunëtor në vrasjen e 44-vjeçarit Denis Kasaj dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Pista e hakmarrjes ka çuar hetuesit drejt Ermal Binjakut dhe përgjimit të bisedave telefonike të tij nga ku rezultoi se ka folur me Ylli Nazerajn në lidhje me ngjarjen në Mbrostar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura