Atentati në Fier/ Denis Kasajn nuk e vrau Memushaj, ja kush e qëlloi

Feb 18, 2016 | 8:43
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera janë zbardhur nga atentati i 8 janarit në Fier, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

denis-kasajKështu, sipas hetimeve, personi që ka qëlluar mbi Kasajn nuk është Iliran Memushaj, por shtetasi i identifikuar si E.B. i cili është shpallur në kërkim.

Ky shtetas, së bashku me Ilir Memushajn dhe Ylli Nazërajn kanë kryer atentatin e Fierit, me qëllim që të vrisnin Klement Kastratin.

E.B. është ndihmuar nga Nazëraj dhe Memushaj, të cilët edhe pse s’kanë qëlluar do të gjykohen për vrasje në bashkëpunim.

Në atentatin e Fierit është përfshirë edhe një agjent i SHISH-it, i cili i dha informacion Memushajt se ku ndodhej Klement Kastrati.

Mirëpo, agjenti i SHISH-it do të gjykohet vetëm për shpërdorim detyre dhe jo për vrasje në bashkëpunim.

I pari nga bashkëpunëtorët e vrasjes u kap Memushaj, në telefonin e të cilit u gjendën edhe materialet kompromentuese nga agjenti i SHISH-it.

Më pas, ditën e sotme, u bë i mundur arrestimi i Ylli Nazërajt, i cili ka ndihmuar E.B. me armë dhe mjete të tjera për t’u larguar nga vendngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura