“Atentati ndaj Tom Doshit”, shuhet masa e sigurisë për Durim Bamin

Apr 18, 2018 | 19:08
SHPËRNDAJE

Pas nje odiseje te gjate dhe gati tri vjet hetime, Gjykata ka vendosur sot te shuaje masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, personi i akuzuar që nga viti 2015 për atentat të pretenduar ndaj deputetit Tom Doshit.

BAMI NE GJYKATEN E LARTE
BAMI NE GJYKATEN E LARTE

Nderkohe Bami ndodhet ne arrest shtepie, qe pak kohe pas ndalimit per kete akuze. Kujtojme se dosja ne ngarkim te tij mori thuajse tri vite per hetimet e nevojshme dhe me pas Krimet e Renda shpallen moskompetence.

Dosja 

Dosja e famshme qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë. Gjithë kjo amulli është krijuar për shkak të dispozitave kalimtare dhe kompetencave lëndore të gjykatave aktuale deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte buluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin.

Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e Akuzës gjithçka ishte e rreme dhe tashmë, si Durim Bami ashtu edhe Tom Doshi janë nën akuzë për kallëzim të rremë.

Durim Bami u arrestua më 4.3.2015 teksa po përpiqej të shkonte në Malin e Zi. Pas arrestimit, ai është marrë në pyetje prej të paktën 10 orësh nga oficerët e Policisë Gjyqësore, lidhur me atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit. Para prokurorëve, ai ka thënë se ishte paguar për të eliminuar deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin e PD-së, Mëhill Fufi, por ishte penduar.

Me gjithë detajet që ka dhënë Durim Bami, hetuesit nuk janë bindur për skenarin dhe e vunë nën akuzë për “kallëzim të rremë”.

Durim Bami ka qenë një emër i lakuar për disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar asnjëherë. Ka qenë dëshmia e ish-deputetit Mark Frroku, ajo që ka nxjerrë blof në një farë mënyrë Tom Doshin.

Ky i fundit, ka thënë në Prokurori se është sinjalizuar nga ish-deputeti për atentatin e supozuar. Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikuar një atentat nga eksponentë të lartë të politikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura