Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella tek Krimet e Rënda, zbulohet kërkesa që ka bërë pasi i sekuestruan…

Nov 18, 2019 | 10:44
SHPËRNDAJE
KEJVINA KTHELLA (MAJTAS) I ARRESTUARI REDJAN RRAJA DHE VENDI I ATENTATIT
KEJVINA KTHELLA (MAJTAS) I ARRESTUARI REDJAN RRAJA DHE VENDI I ATENTATIT

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

“BalkanWeb” raporton se kërkesa e Kthelës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura