Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gazetari zbardh të tjera detaje: I mirëmenduar, automjeti nuk u dogj sepse…

Nov 2, 2019 | 19:52
SHPËRNDAJE

Gazetari Spartak Koka ka treguar të tjera detaje sa i përket atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”, ndërsa zbuloi fotot e makinës së autorëve të atentatit të djeshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Koka tha se kanë qenë tre persona të tjerë në makinë, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar me kallashnikov. Sipas tij atentati ka qenë i mirëmenduar.

spartaku

Ngjarja ndodhu në orën 16:20 tek mbikalimi i Shkozetit kur prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho. Pa u futur në mbikalim janë qëlluar nga një mjet tjetër tip ‘Benz’. Tre persona dyshohet se kanë qenë në mjetin e autorëve, shoferi dhe dy të tjerë që mbanin armët në duar dhe nga dritaret është qëlluar.

Megjithëse ai ka qenë qëllimi makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar”, tha gazetari Koka, shkruan “Balkanweb”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura