Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Flet “Juli i Pashakos” i shpallur në kërkim: E vërteta e 100 mijë eurove. Ja ku isha kur ndodhi ngjarja

Nov 8, 2019 | 21:45
SHPËRNDAJE

Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”, ka folur për “News24” dhe “BalkanWeb” lidhur me ngjarjen.

Sula ka deklaruar për “News24” se nuk e njeh 34-vjeçarin Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin, ndërsa ka thënë se paratë që i janë konfiskuar pak kohë më parë i kishte marrë borxh nga familjarët e tij për një operacion që do të kryente në Turqi.

juli

Intervista:
Keni njohje me Redjan Rrajën?
Jo
Po për paratë që iu janë konfiskuar?
“Lekët i kisha mbledhur borxh, i kisha marrë borxh nëpër motra, vëllezër e kushërinj, për të bërë operacionin në Turqi, më thanë për 100 mijë euro.

Mjeti thanë se kushton 100 mijë euro …
Mjeti bën 10 mijë euro, e ka në letra.Po sa i përket operacionit në Turqi?
Nuk më dhanë garanci, më thanë të shkoja në Rusi, se atje është një doktor më i mirë. Jam shumë keq nga mushkëria. Nga plagosja që më është bërë dhe kam nevojë për ndërhyrje.
Nga dokumentet vërtetohet se më 1 nëntor keni qenë në …?
Kam qenë në Kosovë, në aeroport, për të ikur në Turqi për të bërë analizat.
Si ndjehesh kur policia ushtron kontrolle në banesë herë pas here?
Terror, si të ndjehem, ndjehesh mirë me terrorin. Këto janë biletat që kam ikur nga Kosova në Turqi. Këtu janë pasaportat. Ja vulat e Stambollit, Kosovës.

Aktualisht jeni i kërkuar apo jo?
S’jam i kërkuar. Unë sot hyra nga dogana e H Hotit. Erdha nga Turqia në Kosovë dhe pastaj në Shqipëri. Kur erdha këtu fola me avokatin dhe më tha që do interesohet. Mori shefin e komisariatit dhe i tha që këtu në Lushnje nuk është i kërkuar./ Balkanweb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura