Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, drejt vendit të ngjarjes Ardi Veliu. Policia e Durrësit nis shoqërimet

Nov 1, 2019 | 18:30
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Policia ka nisur shoqërimet e para për ngjarjen.

atentati-arjan ndoj

Prokurori u qëllua me dy plumba pasditen e sotme në një atentat të mirëfilltë ndërsa udhëtonte me makinë bashkë me shoferin e tij, Andi Maloku, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga atentati dhe një personi me precedentë penalë, Aleksandër Laho i njohur edhe si Landi Muharremi.

Drejt vendit të ngjarjes sipas News 24, ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i policisë kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura