Atentati ndaj kreut të policisë Bashkiake, Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë. Urimi që bëri 19 vjeçari në seancë

| 14:43
SHPËRNDAJE
 

Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj Shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj.

mentor-hasanaj-ilirjan-hasanaj

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj.

Në seancën gjyqësore, 19 vjeçari Hasanaj ka thënë vetëm një fjali: I uroj shërim të shpejtë të plagosurve”.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një mase lehtësuese duke u bazuar në faktin se ata janë vetëdorëzuar, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.

Avokati mbrojtës i Ilirjan Hasanajt ka kërkuar rrëzimin e dëshmisë së marrë nga policia, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm dhe ne baze te kodit te procedurës penale duke patur parasysh qe babai e ka vete dorëzuar, është dashur qe policia ta pyes ke ka avokat. Po ashtu, pala mbrojtëse ka kërkuar verifikim të gjendjes së tij shëndetësore.

Pas dorëzimit në Polici, shtetasi Ilirjan Hasanaj ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë, duke thënë se është ai personi që ka kryer plagosjen ndërsa ka zbardhur edhe motivin, që sipas autorit të dyshuar, lidhet me një konflikt të vjetër pronësie.

 DËSHMIA E PLOTË NË POLICI:

Unë jam personi që kam plagosur shtetasin Mentor Hasanaj dhe babanë e tij. E pranoj autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 11 tetor. Unë i kam plagosur, por dua të sqaroj se e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa.

Armën e kam pasur me vete, sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë, më ka qëlluar me vete. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar, por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment.

Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonin. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai, dhe kur e kam parë në atë moment, duke qenë edhe i alkoolizuar, më erdhi inat që e pashë dhe e kam ndjekur, dhe e kam qëlluar, por nuk kam pasur një plan të përgatitur.

Duke qenë drejtor, më erdhi në mendje se mund të na pengonte te pronësia, por çdo gjë ka qenë në atë moment. Nuk e dija që në makinë ishte edhe babai i tij dhe bashkëshortja, dhe me ata nuk kam pasur asnjë punë.

Ndërsa kushëriri im nuk ka pasur asnjë ide se çfarë kam bërë unë, por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë, por pa i treguar arsyen.

Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të plagosjes apo faktit se unë kisha armë. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në Polici.

Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frikë, por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar, ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë dhe të përballem me drejtësinë”.

VETËDORËZIMI

Vetëdorëzimi i shtetasit Ilirjan Hasanaj në Policinë e Shkodrës erdhi pas apelit që i bëri babai i tij, Arben Hasanaj, për t’u dorëzuar dhe për t’u përballur me drejtësinë pas provave biologjike dhe shkencore që vërtetojnë se është ai autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë. Ilirjan Hasanaj është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e më shumë se një personi”, e mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të dy kushërinjtë, autori i dyshuar dhe bashkëpunëtori i tij, kanë qenë të fshehur në Shëngjin të Lezhës gjatë këtyre ditëve, por biseda me babanë ka bërë që të vetëdorëzohen dhe 19-vjeçari të pranojë autorësinë.

LEXO EDHE: 

“Tentova ta vrisja për shkak të një konflikti pronësie”, zbardhet dëshmia e plotë e 19-vjeçarit. Pas vetëdorëzimit, pranoi në Polici…

 

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.