Atentati ndaj Ferracakut, zbarkojnë në Shkodër prokurorë e zyrtarë të lartë policie

Nov 15, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda mësohet se kanë shkruan ë Shkodër pas ngjajres së djeshme që tronditi qytetin ditën e djeshme. Sipas informacioneve kjo vizitë ka të bëjë me vrasjen e Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehajt paraditen e 14 nëntorit pranë merkatës së Rusit ne Shkodër. 

Viktima Fatos Ferracaku

Nga Tirana ka shkuar në Shkodër drejtori i krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka njekohesh ish drejtor në policine vendore te Shkodres dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.

Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.

Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Ferracaku dhe plagosjen e Fatmir Mehaj të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priti me një motor duke u larguar sebashku.

Motori u gjet i djegur ne zonen periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura