Fufi thyen heshtjen: Nuk më informuan për skenarin e vrasjes, asnjë mbrojtje fizike. Përfshirja e njerëzve të Berishës, shpifje e ulët

Mar 4, 2015 | 13:37
SHPËRNDAJE

Deputeti Mhill Fufi ka thyer heshjen dhe ka dhene verisonin e tij lidhur me akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi ndaj kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, se ky i fundit ka paguar për vrasjen e tyre.

Deputeti Mhill Fufi

 

Ne nje deklarate per mediat, Fufi hedh poshte pretendimet se atij i eshte ofruar mbrojtje fizike, duke thene madje se as e kane vene ne dijeni se paska pasur nje plan per eleminimin e tij fizik.
 
Deputeti demokrat e quan me tej shpifje te ulët edhe aludimin sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.
Deklarata e plote e Fufit 
 
Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar.
 
Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike.
Eshtë shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.
 
I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.
Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura