‘Atentati’ ndaj Doshit, zbardhet dëshmia e Fation Skënderit: Durim Bamin e njoha në burg

Jul 22, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

Zbardhet dëshmia e shtetasit Fation Skënderi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, njeriu që u përfol si një nga ndërmjetësit e atentatit të pretenduar ndaj deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

toni1-1024x768

Sipas dokumenteve të zbardhura pak muaj pas dëshmisë së saj të dhënë më 11 Mars 2015, Skënderi, personi që sipas dëshmisë së Tom Doshit, ishte kontaktuar për të gjetur personat që do ta vrisnin atë, ka deklaruar se me Durim Bamin ishte njohur që në vitin 2005, në burg.

Ai ka sqaruar me detaje per kohen dhe menyren se si e ka marre vesh qe ishte nje nga personat e perfolur si i lidhur me atentatin qe pretendonte Doshi se po organizohej prej tij.

Ja dëshmia e Fation Skënderit:

Në lidhje me çështjen e shtetasit Tom Doshi, për te cilën jam thirrur per të dëshrnuar prej jush dua të them: Më datë 01.09.2014 rreth ores 22.00 kur unë kam qene duke udhetuar me automjetin tim BMVV-X6 me targë AA 789 AV dhe kur kam qenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, prane qendrës tregtare “Kaza Italia” tek rrethrrotullimi, rruga dytësore por ne drejtim për nga spitali Hygea nga një automjet Benc 250 tip i vjeter eshte afruar paralel me mjetin që drejtoja unë dhe ndërkohe kanë qëlluar me arrne zjarri automatike në drejtim të makines që po drejtoja unë. Për momentin nuk kuptova asgje pasi mu duk si zhurmë fishekzjarresh por, kur pashë që xhami i derës së krahut tim ishte dëmtuar frenova menjeherë makinën dhe konstatova që makina nga po më qëllonin iku në drejtim të rruges dytesore dhe u fut djathtas, por nuk e kam fiksuar se nga ka vajtur.

Unë zbrita nga makina dhe vura re që isha dëmtuar vetëm nga ciflat e shamit. Por shpjegime më të hollesishme për këtë moment kam dhëne kur jam pyetur për këtë ngjarje kur jam pyetur nga policia e Tiranes.

Targen e mjetit që më qëlloi nuk e mbaj mend për momentin por, une e kam deklaruar në polici. Pas kësaj ngjarje që më ndodhi unë kam shkuar në shtëpi dhe nuk i kam thënë gruas për atë që më ndodhi pasi ajo ka qene e sëmurë me nje semundje të veçantë (të pashërueshme) dhe nuk doja ta shqetësoja.

Unë vendosa mos të bëja denoncim pasi nuk doja ta mernin vesh mediat dhe më pas familjaret e mi.

Lidhur me ngjarjen që rne ndodhi une atë dite kam marrë në telefon një të njohurin tim Eugen Beçin ku i kam thene që më kishte qelluar nje makinë në afersi të Hygeja, Eugeni më tha “ok” po njoftoj direkt policinë.

Se kë ka njoftuar une nuk e di. Me datë 04.09.2014, ka ardhur tek shtepia ime Punonjësi i Policisë së Zonës me uniforrne dhe më ka thene që po kërkonin nje automjet BMVV-X6, të cilën e kishin qëlluar me armë. Une i thashe policit që erdhii po eshtë makina ime dhe mua me kane qëlluar.

Punonjesi i policise më tha që do të shkonim menjëhere tek komisariati i Policisë nr.6, që të mbanin procesverbalin perkates.

Unë shkova tek komisariati, mora edhe makinen në ate giendje siç ishte. Kam dhënë shpjegime rreth ngjarjes që më ka ndodhur mua dhe gjithçka dija. Pas dy ditesh, pra më datë 06.09.2014, tek shtëpia ime ka ardhur policia dhe ka bere kontroll dhe më pas më shoqëroi në ambjentet e Drejtorisë së Policise Qarkut Tirane.

Kur kam qene në Drejtorinë e Policisë karn dhënë shpjegime përsëri rreth ngjarjes që më ndodhi dhe kam dale. Ditën e nesërme kam qendruar në shtëpine time.

Më date 08.09.2014, jam nisur per ne Gjermani se bashku me gruan dhe djalin e vogel.

Në Gjermani do të ikja pasi më date 09.09.2014 gruaja ime do të bënte një kontroll mjekësor për të cilat disponoj edhe dokumentat dhe jam i gatshem që t’jua ve ne dispozicion.

Bileten e udhëtimit qe do ikja më date 08.09.2014 e kisha prerë para dites që mua më qelluan me armë, dhe e kam rezervuar me telefon. Pas rreth dy javësh nga qëndrimt ne Gjermani më ka marrë në telefon Ymer Lala tek numri gjerman dhe me ka thënë qe do të vinte e të me takonte, pasi kishte nje bisede urgjente për te bërë me mua.

Ymeri erdhi edhe më takoi dhe gjate takimit me tha se kishte ardhur ne Gjermani pasi ishte derguar nga Tom Doshi, i cili sipas Ymerit e kishte takuar dhe i kishte thënë që Toni (pra për mua) ka organizuar një atentat ndaj meje për të më eleminuar.

 Ymeri më tha që Toma dyshonte tek une dhe nuk më permendi asnje person tjetër.

 Po kështu Ymeri më tha se Toma i kishte thënë që tek ambjentet e lokal V iva ka qënë Ilir Meta ulur ne tavoline, kurse në nje tavoline tjeter kishin qene vrasesit dhe që une bëja ndërmjetësin midis Ilir Metës dhe vrasësve per rritjen e pazarit per realizimin e këtij atentati.

Pasi e degjova Ymerin u hutova nga kjo bisede pasi kjo gjë që më tha Ymeri nuk me kishte shkuar asnjehere ndërmend dhe i thashe Ymerit:- Shko e i thuaj Tom Doshit se une jam gati të ulem me të në tavolinë dhe ta sqaroj dhe të ballafaqohem me te per çdo gjë qe mund të ketë Toma në adrese time.

Unë ndërkohë mora ne telefon nipin e Tom Doshit Alfonsin te cilin e njihja prej shumë vitesh pasi ai vinte shumë shpesh tek lokali im VIVA tek ish blloku.

 Alfonsit i thashë çfare jane këto muhabete, ai më tha jo mor Ton, nuk kane lidhje me ty këto gjera, dhe as qe i çojmë nepër mend, por kur të vish këtu flasim.

Une i thashe Alfonsit që do të vij në Shqipëri dhe do te bisedojmë nga afër. Kam per të thënë se afërsisht dy javë pasi une kisha vajtur në Gjermani, erdhi dhe Ymeri per të më thënë mua ato qe i kishte thëne Tom Doshi për mua dhe iku përsëri në Shqipëri. Ai tek une erdhi i pa shoqëruar me ndonje person tjeter dhe më tha se kam ardhur vetëm.

Unë vendosa që të kthehesha në Shqipëri dhe të sqarohesha me Tom Doshin. Para se të nisesha mendova të flisja një herë në telefon me Ymer Lalën dhe ti thoja që do të vija në Shqipëri. E mora Ymer Lalen në numrin e tij të te1efonit dhe i thashe që do të vija në Shqipëri. Por, kur unë i thashë Ymerit që do të vija në Shqipëri, ai më tha që te mos nisesha pa komunikuar me Tom Doshin.

Pasi Ymer Lala komunikoi me Tomen, ai i kishte thene se do të dilte të me priste vete në aeroport. Pas disa dites kam folur serish ne telefon me Ymerin dhe ai me ka thënë që të mos nisesha pasi ndaj meje sipas Tomes kishte një urdhër ndalimi në kufi, në çdo moment që une do të hyja ne Shqiperi.

Ymeri më tha që ndaj meje ishte vene një akuzë per vrasje. Këtë fakt atij ia kishte thenë Tom Doshi.

Toma i kishte thene Yrnerit per mua që te mos niset, pasi nuk kishte besim tek Sajmir Tahiri dhe mund të më arrestonin mua.

Unë u shokova nga ky fakt dhe i thashe Ymerit: -Çfare jane keto intriga që bëhen në emrin tim dhe kush eshtë motivi? I thashë Ymerit të lutem më krijo nje takim urgjent me Tom Doshin, i thuaj se dua që ta takoj burrerrisht dhe të sqarohem lidhur me vrasjen e Tomës, si dhe për çfarë do ai.

Pas këtyre bisedave une vendosa të mos vija në Shqiperi nga frika se mos më arrestonin per vrasjen që nuk kisha asnje lidhje por, edhe nuk jam fare i përfshirë.

Perderisa Toma rne akuzonte për vrasjen e tij unë mendova ne ato momente dhe perseri mendoj se atentati ndaj meje eshte organizuar nga Tom Doshi si kundërpërgjigje.

Une nuk kam patur asnje kontakt me asnje person per kete ngjarje pas atyre që ju deklarova më siper deri sa kjo ngjarje u bë publike në media.

Duke pare që në media po flitej shume për mua, për te sqaruar pozicionin tim unë kam telefonuar ne redaksine e Gazetës Mapo dhe u kana kerkuar atyre që nese ishte e mundur të bëja një sqarim.

Redaksia ra dakort dhe une bera një interviste nepermjet telefonit, ku gjithçka ishte shkruar dhe botuar në gazete shume korrekt. Gjate qëndrimit tim në Gjermani une kam parë nje video të regjistruar ku ishte shtetasi Durim Bami dhe po deklaronte duke iu pergjigjur pyetjeve te Tom Doshit për atentatin që do ti bëhej Tomës. Shtetasin Durim Bami e njoh prej vitit 2005, periudhe gjate së ciles kemi qenë që të dy të paraburgosur ne ambjentet e burg 313. Tirane. Me Durimin kam qene ne nje qeli për nje jave dhe pasi kam dale e kam takuar për herë të parë rreth vitit 2011, por nuk e mbaj mend se ku jemi takuar.

Kemi nderruar edhe numrat e telefoneve. Nuk kam pasur takime të shpeshta me të. Durim Bami vinte ndonjehere tek servisi im per ti kryer shërbime makines. Gjithashtu, Durimi ka ardhur edhe tek lokali im VIVA në zonen e ish-bllokut, por nuk e frekuentonte shpesh. Ndonjeherë vinte vetem, ndonjehere i shoqeruar por tek lokali im, unë nuk jam ulur asnjehere me të ne tavoline.

Shtetasin Durim Bami e kam takuar për here te fundit naten kur më kane qëlluar me armë, ose një natë më pas tek servis i “Omega”. Ai ka ardhur së bashku me shtetasin Rasim Shira per të pyetur për sa më kishte ndodhur ashtu siç më erdhen edhe shume te njohur dhe shoke. Shtetasin Rasim Shira e njoh që nga koha kur kam qënë në burg. Durimi erdhi tek shtepia ime por nuk u ngjit sipër por qendroi poshtë. Durimi më pyeti se si kishte ndodhur dhe se kush mund ta kishte bërë këtë gjë.

 Unë i thashe që nuk kisha asnje dijeni por mund të ishte një ngaterrim objektivi. Durimi më tha se si kishte mundesi të më ndodhle mua kjo gjë, pasi sipas Durimit une nuk kisha probleme.

Më pas, Durimi bashkë me Rasimin u larguan. Me Durimin nuk kam pasur më kontakte dhe e kam parë vetëm nepermjet televizionit ku sipas Tom Doshit, unë bashkë me Durimin paskemi qenë ndërmjetes për vrasjen e Tomës dhe se Durimi këtë gjë ja ka thënë Tomës. Dua të them se me Durimin nuk kam bere asnjehere biseda të tilla sepse nuk jam ulur kurre me të dhe nuk e kuptoj perse duhet të më përfshijë mua në kete histori. Une nuk e kuptoj nëse ne kete bisedë te shfaqur ne media, janë fjalët e Durimit apo fjalet e Tomës.

Une me Tom Doshin nuk kam asnje Iloj konflikti, nuk kemi punuar asnjehere bashkë që të kemi mosmarrëveshje në biznes ose interesa të tjera. Për herë te fundit lidhur me Tomen kam folur me nipin e tij Fonsin pas bisedes që kisha bere me Ymerin. Unë i kam thenë Fonsit, rreth 1 muaj e gjysmë më pare, ku i kam kërkuar qe te vinte ai ne Gjermani që të bisedonim pasi une nuk levizja dot per arsye familjare.

 Ai më ka thënë që daja i tij Tom Doshi, donte të fliste me mua lidhur me problemin në fjale. Unë jam shprehur i gatshem që të flas me Tomen në Shqipëri por ekzistonte pengesa që më kishte thene Ymeri më parë, që une isha në kerkim.

Unë i pata kerkuar Fonsit që të vinte e tu takonim në Hanover per ta biseduar edhe bashke këtë problem.

Pyetje: A e njeh shtetasin Ilir Meta, nese po prej sa kohësh dhe në çfare rrethansh?

Pergjigje: Unë nuk e njoh këtë shtetas personalisht, por e kam te njohur vetem nga televizionet. Nuk e kam takuar ndonjehere.

Pyetje: Nga deklarimet e dhëna në prokurori të Tom Doshit, pretendohet se ju keni njohje me Monika Kryemadhin dhe jeni perfshire ne fushaten e saj në Kombinat. Ç’keni per të shpjeguar ?

Pergjigje: Unë nuk e njoh Monika Kryemadhin dhe nuk kam marre pjese në ndonje prej fushatave të saj. Kam për të thene se Iliri dhe Monika kane shtepine afër me lokalin Viva por, nuk di te jene kliente te këtij lokali. Gjate fushates elektorale të vitit 2005 une kam takuar Igli Tosken, të cilin e kam takuar kur bëri prezantimin ne kombinat dhe asnjehere nuk jam aktivizuar në fushaten elektorale të Monika Kryemadhit.

Pyetje: A i njihni shtetasit Eugen Beçi, Agron Kuliçaj, Agim Rarnaj dhe YlIi Xhaxhollari ?

Përgjigje: Une shtetasin Eugen Beçi e njoh pasi vinte tek lokali me Fatmir Brraken, Eno Bushin dhe zakonishit pinte kafe me Ylli Xhaxhollarin. Unë rralle kam rastisur me të në tavoline. Shtetasin Ylli Xhaxhollari e kam ortak tek lokal Viva dhe di që eshte krushqi me Agim Ramen, të cilin nuk e njoh personalisht por vetem si fytyrë dhe se kam takuar ndonjehere. Ndersa Agron Kuliçajn nuk e njoh fare, e kam vetern të degjuar si emër dhe nuk e kam pare ndonjehere në lokalin tim.

Pyetje: Personat e mësipërm I keni parë të qëndrojnë të gjithë bashkë në një tavolinë tek lokali juaj, apo në ndonje ambjent tjeter?

Pergjigje: Të gjithe bashkë nuk i kam parë që të jenë ulur bashkë si në lokalin tim apo dhe në ndonje ambjent tjetër. Në ambjentet e lokalit tim une kam pare të ulur vetem Eugenin me Yllin, kurse te tjeret jo.

Pyetje: E njihni shtetasin Rezart Skenderaj dhe ku ndodhet aktualisht?

Përgjigje: Po, këtë shtetas e kam djali I djalit të xhaxhait tim, di që prej rreth dhjete ditesh eshte në Gjermani.

Pyetje: Keni dijeni qe Rezart Skenderaj të kete njohje me Durim Bamin ?

Pergjigje: Karn për te thene se Rezarti ështe njohur me Durimin nepërmjet meje.

Pyetje: A ka qene në Shqipëri Rezarti gjatë muajit Gusht 2014?

Pergjigje: Ne Gusht te 2014, Rezarti ka qene në Shqipëri dhe me sa di une ka bere disa Ievizje jashtë shtetit. Pasi jam larguar ne Gjermani, di që ai ka levizur disa herë jashte shtetit.

Pyetje: Ku keni qene ju, Rezart Skanderaj gjate muajit Qershor të vitit 2014 ?

Pergjigje: Une gjate muajit gershor të vitit 2014 kam gene ne Gjermani, nuk e di sakte per Rezin, por mund të kete qëne edhe ai në Gjermani.

Pyetje: A jeni takuar ju gjate muajit Qershor të vitit 2014 me shtetasit Agim Ramaj, Eugen Beçi, Agron Kuliçaj, Durim Barni , Rezan Skenderi, Ylli Xhaxhollari?

Pergjigje: Unë siç e thashe edhe më siper gjatë muajit Qershor 20t4 kam qënë në Gjermani dhe nuk më kujtohet që mund ti kem takuar. Dua të shtoj se shtetasit Agim Ramaj dhe Agron Kuliçaj siç e kam deklaruar edhe më siper nuk i njoh dhe nuk i kam takuar ndonjëhere

Pyetje: Sipas dekIarimit te Tom Doshit në muajin Qershor 2014, juve keni urdheruar Durim Bamin, që te vendoste eksploziv C4 në një motor picash nderkohë që makina e Tom Doshit ka qene e parkuar ngjitur me vend rojen e Gjykates Kushtetuese. Çfare keni për te thene lidhur me këtë fakt ?

Përgjigje: Unë nuk e kam takuar fizikisht dhe as kam komunikuar në telefon me shtetasin Durim Bami dhe as ta kem urdheruar që le vendos eksploziv C4 ne një motorr picash nderkohe që makina e Tom Doshit ka qene e parkuar ngjitur me vend rojen e Gjykates Kushtetuese.

Pyetje: A e mbani mend se ku keni qënë po më date 21.06.2014?

Pergjigje: Nuk e mbaj mend se ku kam qënë por mund te kem qënë në Gjermani, per arsye personale dhe familjare.

Pyetje: Çfare numrash telefoni keni patur në perdorim me date 21.06.2014 dhe a keni komunikuar ju me shtetasain Durim Bami me telefon në këtë date?

Përgjigje: Une nuk karn patur asnje komunikim me shtetasin Durim Bami më date 21.06.2014

Pyetje: A e njihni ju shtetasin Fatmir Mediu?

Pergjigje: Me Fatmir Mediun njihem që nga viti 1991 pasi unë per një periudhe kohe prej 2-3 vjetesh kam qënë shofer personal i Sabri Godos dhe shofer në Partine Republikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura