Atentati ndaj bustit të Stalinit, të pathënat e ngjarjes që tronditi regjimin komunist

Mar 29, 2018 | 9:01
SHPËRNDAJE

Historiani Kastriot Dervishi, ka kujtuar sot 28 vjetorin e vendosjes së dinamit në shtatoren e Stalinit.

Atentati ka ndodhur në 28 mars të vitin 1990, dy Bujar Nallbani dhe nipi i tij bashkëpunuan dhe kjo ngjarje nuk u zbulua dot në atë kohë.

monumenti i stalinit

Postimi i plotë

1990/Dinamiti ndaj Stalinit në Tiranë

Në orën 20.30 të datës 28.3.1990 ndaj shtatores së Stalinit përballë Galerisë së Arteve Figurave në Tiranë u hodh një sasi dinamiti. Ngaqë autori i këtij akti, Bujar Nallbani, veproi i vetëm me nipin e tij në këtë aksion, ngjarja mbeti pa autor. Nallbani ishte afër godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve kur dëgjoi shpërthimin.

Si në rastin e dinamitit në legatën sovjetike të vitit 1951, organet e Sigurimit vepruan me të njëjtën metodologji, ndaluan 247 persona nga radhët “e elementëve në përpunim e të evidencuar si kontingjent armik me rrezikshmëri” (asnjëri nuk kishte lidhje me ngjarjen), si dhe kryen 453 takime me agjenturën. Në dallim nga rasti i vitit 1951, kjo herë nuk pati ekzekutime.

Shtatoret e Stalinit u hoqën, sipas një skenari stalinist në orën 24.00 të 21 dhjetorit 1990.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura