Atentati me minë të telekomanduar/ Pse lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës nga ana e pasagjerit, Preng Gjini jetonte i fshehur, gruaja dhe fëmijët…

Sep 16, 2020 | 9:06
SHPËRNDAJE

Zbulohen te tjera detaje nga atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, qe tronditi dje pasdite kryeqytetin.

Nga hetimet e bera ne vend, forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Nderkohe qe mesohet se lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit, raporton “News 24”.

Per fat gjendja e te plagpsurit eshte e qendrueshme. Burime nga Spitali i Traumës thanë për News 24 se gjendja e 51 vjeçarit Preng Gjini paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Gjini dëmtimet më të mëdha i ka marrë në pjesën abdominale, për shkak të të cilave ka kryer edhe nderhyrje. Por per fat, avarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51 vjecari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Hetimet tregojne se qe nga vdekja e të vëllait, 51 vjecari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati. Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë.

Ai kryente levizjë shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Mjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të kushëririt të Gjinit. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51 vjecari. Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.

Nderkohe qe dy të plagosurit e tjerë që ishin kalimtarë, italiani dhe 14 viecari kanë dale nga spitali, pas mjekimit te pare qe moren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura