Atentati/ Si u ekzekutuan në rrugë dy të rinjtë teksa pinin cigare, çfarë po hetohet. Policia dyshon se…

Mar 3, 2020 | 8:28
SHPËRNDAJE

Detaje te reja nga atentati me arme qe la te vdekur dy te rinj mbreme në lagjen “Nishtulla” të Shkozetit.

Durres-atentattdsg

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, në afërsi të tregut të fruta-perimeve. Sipas informacioneve të Policisë, viktimat janë identifikuar si Dorjan Shkoza, 35 vjeç, dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç. Ata dyshohet se janë qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që kanë marrë në trup. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta Policie, si dhe grupi hetimor. “Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve”, informoi Policia e Durrësit pas ngjarjes së rëndë. 35-vjeçari Dorjan Shkoza mësohet se është nga Shijaku dhe prind i dy fëmijëve. Pas ngjarjes së rëndë, Policia e qytetit bregdetar ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e dyfishtë.

durres-atentat2

NGJARJA

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, viktimat Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia janë qëlluar me breshëri teksa qëndronin së bashku në trotuar duke konsumuar cigare. Nga veprimet para hetimore dyshohet se është qëlluar nga një automjet tip “Mercedes”. 35-vjeçari Shkoza është qëlluar me më shumë se 4 plumba në pjesën e kokës, çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Ndërsa viktima tjetër, Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ka marrë disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit. 24- vjeçari, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, është transportuar i gjallë në spital, ndërsa në momentin kur e kanë marrë bluzat e bardha, ai ka ndërruar jetë.

Durres-atentatt204

SHKAKU

Sipas burimeve, hetimet për atentatin e dyfishtë janë fokusuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe te biznesi privat që kishte 35-vjeçari Dorjan Shkoza. Ky i fundit mësohet se disa vite më parë ka qenë i dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike, çka dyshohet të jetë edhe shkak për ngjarjen. Po ashtu, nuk është përjashtuar as ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij, një servis që shërben për lyerjen e makinave në Rrashbull të Shkozetit, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Policia dyshon se mund të ketë lindur ndonjë konflikt lidhur me shërbimet e bëra në këtë servis, gjithsesi hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin ngjarjen e plotë. Ndërkohë, dëshmitarët janë shprehur se ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se automjeti nga ku u qëlluan dy të rinjtë nuk ka ndaluar në asnjë moment. Personat që kanë qëlluar pritet të identifikohen nga kamerat e sigurisë, që ndodhen në bizneset e zonës ku ndodhi krimi.

MAKINA E AUTORËVE

Makina tip “Mercedes”, nga ku u qëlluan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, është gjetur e djegur te Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, disa minuta pasi ndodhi ngjarja. Nga verifikimet rezulton se targat e makinës ishin të vjedhura. Dyshohet se mjeti u përket autorëve të atentatit, ndërsa Policia vijon kontrollet në gjithë zonën për kapjen e tyre. Policia e Durrësit njoftoi se janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona e krimit në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë Vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës për krehjen e zonës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme, që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura