Atentati me Eksploziv/ Presidenti i Kamzës kontradiktor, ja dëshmia në Polici

Aug 21, 2017 | 23:59
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri është kontradiktor pas atentatit me eksploziv që iu bë ditën e sotme.

qarriNjë sasi lënde shpërthyese iu vendos në automjetin tip “Hummer”, i cili ishte i parkuar pranë banesës së tij në Bathore ditën e sotme.

Qari në fillim ka thënë për “Panorama” se mjeti nuk ishte i tij dhe se kishte ngatërresë targash, por për Policinë ka thënë ndryshe.

“Panorama” mëson se Qarri u ka thënë uniformave blu se ishte duke qëndruar në lokal kur ndodhi shpërthimi.

“Në fillim mendova se ishte shkëndijë elektrike, më pas e pashë që ishte shpërthim. Nuk kam konflikt me askënd dhe nuk e di pse ma kanë vënë eksplozivin. Kam një biznes të rregullt familjar”, ka thënë ai para policëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura