Atentati me eksploziv, flet biznesmeni Suli: Si e zbulova bombën

Feb 9, 2016 | 19:23
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Nuredin Suli, i cili i ka shpëtuar një atentati me eksploziv ditën e sotme ka folur për herë të parë për mediat.

nuredin-suliNë një prononcim për “News 24” Suli ka thënë se nuk ka konflikte të tjera përveçse me familjen Sula. Suli, i cili i ka shpëtuar edhe një atentati tjetër, rrëfen se banon afër qendrës tregtare ku ndodhi edhe ngjarja e sotme.

Ai tha se e parkon gjithmonë mjetin e tij në të njëjtin vend dhe se ditën e sotme shkoi të vizitonte një mik të sëmurë në QSUT.

Biznesmeni tregon se ka kërkuar mbrojtje për të vëllanë që në vitin 2013 nga Policia dhe i ka kërkuar kësaj të fundit që të shuajë konfliktin me familjen Sula.

Ai thotë se u njoftua nga personeli i garazhid se në automjet kishte lëndë eksplozive dhe se njoftoi menjëherë policinë.

Biznesmeni madje kritikon edhe Policinë, që sipas tij e ka etiketuar si person me precedentë penalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura